Si të zgjedhni dezinfektuesin e duhur - Gazeta Express
string(37) "si-te-zgjedhni-dezinfektuesin-e-duhur"

Si të zgjedhni dezinfektuesin e duhur

Gazeta Express

08/10/2020 13:07

Askujt nuk ja merrte mendja se produktet, që do të përdoreshin më shumë në 2020-ën e teknologjisë së çmendur do të ishin maskat, alkooli dhe çdo lloj tjetër dezinfektuesi.

Pandemia ndryshoi jetën tonë në shumë aspekte ndryshime, të cilat u reflektuan në tregje. Kërkesa për produkte dezinfektuese është rritur ndjeshëm në të gjithë botën, por bashkë me nevojën edhe abuzimet, që bëhen me të tilla produkte.

Lexo Edhe:

Para se të bëni blerjen e radhës, siguria është gjëja e parë që duhet të keni në mendje. Ju ka ndodhur shpesh, që aroma e një dezinfektuesi të jetë e papranueshme apo një alkool të mos ngjajë me tjetrin, prandaj duhet kujdes i veçantë.

Produktet dezinfektante që janë jashtë standardit dhe nuk plotësojnë kriteret nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), jo vetëm që nuk kanë efekt në vrasjen e virusit, por mund të vënë në rrezik edhe më tepër lëkurën e shëndetin tuaj.

Ka disa mënyra për të mos rënë pre e mashtrimeve në treg, prandaj për t’u siguruar që produkti që po blini është origjinal dhe i sigurte ndiqni hapat më poshtë:

Lexoni me kujdes etiketën– lexoni në etiketë emrin dhe adresën e prodhuesit. Shumë produkte false në treg nuk shkruajnë se ku prodhohen pasi prodhohen në kushte higjienike të papranueshme.

Shikojeni përqindjen e alkoolit në produkt– ekspertët shëndetësore sugjerojnë përdorimin e produkteve me mbi 60% alkool. Ka produkte që nuk e shkruajnë përqindjen e alkoolit, prandaj mos e blini.

Kërkoni produkte të certifikuara– Jo çdo produkt e kalon testimin për cilësinë dhe efektin mbi bactericide, fungicide apo virusocide.

Testoni– testi i nuhatjes është mjaft i rëndësishëm. Nuhateni produktin përpara se ta vini atë në lëkurë. Alkooli i pastër i cilësisë farmaceutike nuk ka aromë të rëndë. Alkoolet me aromë të rëndë mund të jetë shumë i rrezikshëm dhe konsiderohen si helme të forta. /Gazeta Express