Si të reagohet ndaj shkeljeve të hapësirës së NATO-s? - Gazeta Express
string(52) "si-te-reagohet-ndaj-shkeljeve-te-hapesires-se-nato-s"

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 13:29

Si të reagohet ndaj shkeljeve të hapësirës së NATO-s?

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 13:29

Avionë luftarakë rusë hynë në hapësirën ajrore të Estonisë javën e kaluar. Incidenti shihet si provokim nga Moska. NATO tani diskuton se si të përgjigjet.

Që nga fillimi i luftës agresore të Rusisë kundër Ukrainës dronë ose avionë rusë kanë shkelur disa herë hapësirën ajrore të një vendi të NATO-s.  Por në dy javët e fundit, dyshohet, se Rusia ka përshkallëzuar provokimet. Incidenti më i fundit: Të premten, Estonia raportoi se tre avionë luftarakë rusë kishin hyrë në hapësirën e saj ajrore. Sot,  NATO po e trajton çështjen. Më konkretisht, Këshilli i Atlantikut të Veriut, organi më i lartë politik i NATO-s diskuton si të reagojë.

Estonia ka kërkuar konsultime sipas Nenit 4 të Traktatit të Atlantikut të Veriut. Kjo dispozitë i lejon çdo shteti anëtar të kërkojë thirrjen e një takimi të Këshillit të Atlantikut të Veriut në rast të kërcënimit të “integritetit territorial, pavarësisë politike ose sigurisë” së tij.

Shtetet e kërcënuara kërkojnë të veprohet

Të martën (23.09.),  NATO përballet përsëri me çështjen se si të përgjigjet, dy herë brenda dy javësh, sepse Këshhilli i NATO-s u mblodh edhe pas shkeljes së hapësirës polake nga 20 dronë në fillim të shtatorit. Ka thirrje ndërkohë për veprime të mëtejshme, veçanërisht nga vendet e prekura. Provokimet e Rusisë nuk mund të tolerohen thjesht nëse duam të ruajmë një kërcënim të besueshëm, thuhet nga vendet që ndjehen të rrezikuara nga Rusia. Pritet që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte t’i dërgojë një mesazh të qartë Rusisë pas konsultimeve. Ky mesazh ka të ngjarë ta bëjë të qartë se shkeljet e hapësirës ajrore janë të papranueshme dhe mund të çojnë në një përshkallëzim të rrezikshëm, dhe se avionët rusë teorikisht mund të rrëzohen për të parandaluar një kërcënim për territorin e aleancës.

Mesazh i qartë nga SHBA

Mesazhe të qarta tanimë vijnë nga Shtetet e Bashkuara. Ambasadori i ri i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Michael Waltz, theksoi detyrimin e NATO-s për të qëndruar pranë NATO-s gjatë fjalimit të tij të parë në Këshillin e Sigurimit – përfshirë SHBA-në. “Dua ta shfrytëzoj këtë mundësi të parë për të përsëritur dhe theksuar se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë do të mbrojnë çdo centimetër të territorit të NATO-s”, tha ai në Nju Jork. Moskës iu kërkua të gjejë mënyra për të ulur tensionet dhe për të mos rrezikuar përshkallëzimin e konfliktit.

Ekspertët kanë pasur disa herë dyshime muajt e fundit, nëse Presidenti i SHBA-së Donald Trump do të respektonte vërtet detyrimin e NATO-s, sipas nenit 4 të ofronte ndihmë ushtarake nëse do të ishte e nevojshme. Por, ngjashëm me Waltz, Trump iu përgjigj të dielën pyetjes së një gazetari nëse do t’i mbronte shtetet baltike dhe Poloninë në rast të përshkallëzimit të mëtejshëm nga Rusia: “Po, do ta bëja”, tha Trump. /DW