Mjeti më i rëndësishëm në kuzhinën e çdo kuzhinieri është një thikë e mprehtë. Kur bëhet fjalë për mprehjen e thikave, një mprehës prej çeliku ose elektrike është ideale. Por le të supozojmë se asnjëra nuk është e disponueshme. Si mund t’i mprihni thikat?
Ju sjellim nje mënyrë të thjeshtë të përdormin të filxhanit të kafesë për këtë qëllim. Merrni një filxhan kafeje dhe ndiqni hapat.
Çelësi është të përdorni pjesën e poshtme të një filaxheni, e cila është pa lustër. Sipërfaqja e qeramikës e palustuar, funksionon si një mprehësë efikase. Ju duhet të tërhiqni tehun prerës të thikës përgjatë sipërfaqes së poshtme të një filxhani, në një kënd prej 15-20 gradë, në drejtim të majës së thikës. Ushtorni lehtë presion dhe jini sa më konsistent përgjatë rrëshqitjes së gjatësisë së tehut. Kjo duhet bërë në të dy anët e tehut.