Si të pastroni dyshemenë e kuzhinës vetëm me dy përbërës të thjeshtë - Gazeta Express
string(68) "si-te-pastroni-dyshemene-e-kuzhines-vetem-me-dy-perberes-te-thjeshte"

Fun

Gazeta Express

02/10/2022 14:40

Si të pastroni dyshemenë e kuzhinës vetëm me dy përbërës të thjeshtë

Fun

Gazeta Express

02/10/2022 14:40

Dyshemeja e kuzhinës duhet pastruar vazhdimisht pasi ka tendencë të ndotet më shpesh.

Kështu jo vetëm do të mbani pastër ambientin tuaj, por mund të mbroni dyshemenë e re të kuzhinës ose të zgjasni jetën e dyshemesë ekzistuese.

Lexo Edhe:

Nëse nuk jeni të sigurt se çfarë është më e mira për dyshemenë e kuzhinës suaj, AgroWeb.org iu sugjeron të provoni një zgjidhje të bërë vetë.

Si të pastroni dyshemenë e kuzhinës me sodë buke ose kripë dhe uthull

Kjo zgjidhje pastrimi funksionon mirë për të gjitha llojet e dyshemeve të kuzhinës, përveç gurit natyror dhe drurit të fortë.

Kombinoni 1/2 filxhan ujë, 1/2 filxhan detergjent për larjen e enëve, 1-2/3 filxhan sodë buke ose kripë dhe 2 lugë gjelle me uthull të bardhë të distiluar.

Përziejeni derisa përbërësit të treten. Hidheni përbërjën në një shishe për spërkatje dhe spërkasni dyshemenë në pjesë të vogla duke e fërkuar më pas me një shtupë.

Në fund kaloni sipër një leckë të njomur me ujë të ngrohtë, për të hequr çdo mbetje të detergjentit dhe ndonjë papastërti.

Mos e anashkaloni shpëlarjen, përndryshe do të mbeten njolla të forta të sodës së bukës që janë të vështira për t’u eliminuar.

Krahas kësaj mënyre AgroWeb.org iu sugjeron të përdorni edhe detergjentin e enëve.

Kjo pasi ai është shumë efektiv në materialet elastike të dyshemesë, si linoleumi dhe vinili, dhe gjithashtu funksionon mirë në pllaka qeramike.

Thjesht shtoni 1 ose 2 lugë gjelle detergjent enësh në 1 kg ujë të ngrohtë dhe përziejeni derisa përbërësit të bashkohen.

Përdoreni tretësirën për të pastruar dyshemenë e kuzhinës. Mos e përdorni atë në dyshemenë prej druri, pasi ato mund të njollosen ose shtrembërohen nga lagështia e tepërt.

Nëse keni parket laminat, së pari shikoni këshillat e prodhuesit. Shumica e laminateve nuk e durojën lagështirën e tepërt. /AgroWeb.org