Profilet që kanë qenë joaktive për më shumë se dy vjet dhe ato të krijuara për përdorim një herë do të fshihen.
Përdoruesve nuk do t’u lejohet qasja, kështu që ata do të humbasin të gjitha të dhënat në bazën e të dhënave të kompanisë. Pra, është koha të filloni të gërmoni nëpër emailin tuaj të vjetër nëse doni të kurseni diçka.
Si të ruani profilin tuaj?
Mënyra më e thjeshtë është të hyni në profilin e vjetër që dëshironi të ruani. Në rast se keni harruar fjalëkalimin tuaj, mund të provoni ta ndryshoni duke përdorur Google, për të cilin do t’ju duhet të keni të njëjtin numër telefoni të lidhur me profilin.
Nuk duhet të keni frikë se Google do të fshijë profilin që përdorni rregullisht.
Ajo që mbetet e paqartë është nëse do të humbasim disa video legjendare në YouTube nëse ato do të ngarkoheshin nga një përdorues që nuk përdor më të njëjtën llogari.
Në një organizim të veçantë, Fondacioni “UBT Jim Xhema” ka ndarë bursa për studentët më të dalluar të UBT-së. Ky...