Si të mbrohemi nga infeksionet e syve - Gazeta Express
string(37) "si-te-mbrohemi-nga-infeksionet-e-syve"

Si të mbrohemi nga infeksionet e syve

Shneta

Gazeta Express

05/06/2021 15:59

Si mund të mbrohemi nga infeksionet që dëmtojnë sytë?

Mbajtja e higjienës personale maksimale për të shmangur infeksionet ngjitëse të cilat shkaktojnë probleme. Të evitohen prekja e syve me duar te palara. Evitimi i kontakteve me personat që paraqesin infeksion aktiv me sekrecione të shtuara, kjo vlen sidomos për fëmijët që qëndrojne në grupe të mëdha kopshte, cerdhe.

Lexo Edhe:

Cilët janë faktorët alergjikë dhe cilat janë shenjat e alergjisë në sy?

Faktorët kryesor alergjikë janë: faktorët ambiental (pluhurat, detergjentet), alergjitë e stinës (polenet), faktorët kozmetikë. Konjunktivitet alergjike shfaqen me skuqje të syve, kruajtje që është shenja kryesore dhe mund të shoqërohet edhe me enjtje të kapakëve. Gjithmonë duhet të kihet parasysh se trajtimi asnjëherë nuk mund të bëhet në mënyrë individuale sepse mund të shkaktohen probleme në sy. Sipas shkallës së rëndesës së alergjisë, mjeku okulistë pas egzaminimit të syrit me biomikroskop duhet të jetë ai që vërteton diagnozën dhe rekomandon kolire antialergjike të shoqëruara ose jo me tableta antialergjike.

Sa e rëndësishme është mbrojtja e syve nga dielli ?

Vendi ynë bën pjesë në vendet me rrezatim diellor të fortë prandja mbajtja e syzeve të diellit merr një rëndësi të vecantë sidomos në stinën e verës. Retina(shtresa e brendshme e syrit) është shumë e delikate dhe vulnerable nga ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj diellit. Përdorimi i syzeve të diellit me filtra mbrojtës UVA është i domosdoshëm sidomos në plazhe apo pishina kur reflektimi shton sasinë e rrezeve që hyjnë në sy. E njejta gjë vlen si për të rriturit edhe për fëmijët.

Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!

#spitaliamerikan #perqafojejeten

https://www.facebook.com/SpitaliAmerikanKosove/ – Facebook

https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en – Instagram
https://ks.spitaliamerikan.com/ – Web