Si të jetoni më gjatë: Pijeni këtë çaj tri herë në javë rregullisht - Gazeta Express
string(66) "si-te-jetoni-me-gjate-pijeni-kete-caj-tri-here-ne-jave-rregullisht"

Gazeta Express

13/02/2020 22:21

Si të jetoni më gjatë: Pijeni këtë çaj tri herë në javë rregullisht

Gazeta Express

13/02/2020 22:21

Sipas një studimi të ri, pirja e çajit të paktën tre herë në javë mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare dhe është e lidhur me një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme.

Studiuesit kinezë zbuluan se përfitimet shëndetësore të lidhura me çajin, në veçanti çajin e gjelbër (në krahasim me çajin e zi), ishin më të theksuara tek ata që pinin rregullisht çaj për një periudhë më të gjatë kohore.

Lexo Edhe:

Studiuesit shikuan të dhënat nga 100.902 njerëz që nuk kanë histori sulmi në zemër, goditje në tru apo kancer dhe i ndanë në dy grupe: ata që e pinin rregullisht, ata që e konsumonin jo shpesh dhe ata që nuk e konsumonin.

Analizat e tyre zbuluan se pirësit e rregullt të çajit kishin një rrezik 20% më të ulët të prekeshin nga sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru, dhe një rrezik prej 22% më të ulët të vdekjes nga sëmundjet e zemrës dhe goditja në tru.

Në analizën e tyre, studiuesit bënë një përjashtim për ata persona që bëjnë aktivitet fizik apo i mbahen një diete, por gjithashtu edhe për konsumatorët e alkoolit dhe duhanit.