Si të humbisni peshë duke ngrënë banane në mëngjes - Gazeta Express

Shneta

Gazeta Express

05/06/2020 12:38

Si të humbisni peshë duke ngrënë banane në mëngjes

Shneta

Gazeta Express

05/06/2020 12:38

Banania mund të konsiderohet si një frutë i nënvlerësuar në krahasim me frutat e tjerë, të cilët zakonisht konsumohen.

Mirëpo, përfitimet e këtij fruti janë të shumta, sidomos kundër mbipeshës. Përpos shijes, ajo ka benefite të mëdha për shëndetin, duke marrë parasysh se përmban një numër të madh të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve të tjerë.

Sipas agroweb, ekspertët e mjekësisë tradicionale japoneze këshillojnë, që njerëzit që duan të humbasin peshë, duhet ta ndjekin dietën e bananes.

Nëse mbani këtë dietë, ju jeni të lirë të hani gjithçka në vaktet e drekës dhe darkës, mirëpo duhet të ndaloni së ngrëni kur ndiheni 80% të ngopur. Ndërsa, në mëngjes gjithmonë duhet të hani një banane dhe të pini ujë të ngrohtë.

Ndonëse, ndikimi i kësaj dietë nuk është konfirmuar nga shkencëtarë, ka ekspertë të cilët sigurojnë se kjo dietë funksionon.

 Sekreti i saj është marrja e vitaminave dhe mineraleve nga banania që në mëngjes, shmangia e ëmbëlsirave dhe kontrollimi i ngrënies./Gazeta Express