Si ta mësoni trupin me vapën ekstreme? - Gazeta Express
string(37) "si-ta-mesoni-trupin-me-vapen-ekstreme"

Si ta mësoni trupin me vapën ekstreme?

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

12/07/2023 19:50

Një nga këshillat më të shpeshta që mund të hasni në këto kohë të nxehta është të kujdeseni për shëndetin.

I nxehti i tepërt mund të shkaktojnë një sërë reagimesh negative në organizëm duke nisur që nga djegiet e lëkurës, tek drobitja nga vapa, dehidratim dhe përkeqësim të gjendjes shëndetësore.

Lexo Edhe:

Për të mbrojtur veten në temperatura të tilla ekstreme, mundohuni të merrni disa masa paraprake.

Çfarë duhet të bëni?

Nëse do të ekspozoheni gjatë ditës në diell për shkak të punës kini parasysh këto këshilla:

Si fillim mësojeni trupin tuaj me të nxehtin në mënyrë graduale.

Si fillim mësojeni veten me të nxehtin gradualisht.

Filloni të qëndroni më shumë në diell 7-14 ditë para valës së të nxehtit.

Në pikun e të nxehtit ekspozohuni në diell vetëm 20% ditën e parë dhe rriteni ekspozimin me jo më shumë se 20% ditët pasuese.

Kontrolloni dhe kujdesuni vazhdimisht për kolegët duke u siguruar për gjendjen e tyre shëndetësore.

Bëni pushime për të pirë ujë kur puna është intensive (1 gotë çdo 20 minuta)

Vishni rroba me ngjyra të çelëta, të lirshme pambuku.

Gjatë pikut të nxehtit nëse nuk keni mundësi të qëndroni në një ambient të kondicionuar, lagni me ujë kyçet, qafën dhe pjesën e sipërme të trupit.

Mbroni kokën dhe fytyrën me kapele apo krem mbrojtës nga dielli dhe bëni pushime në hije. /Shqip.com