Si ta mbroni shëndetin e mushkërive gjatë dimrit - Gazeta Express
string(48) "si-ta-mbroni-shendetin-e-mushkerive-gjate-dimrit"

Gazeta Express

11/02/2020 11:07

Si ta mbroni shëndetin e mushkërive gjatë dimrit

Gazeta Express

11/02/2020 11:07

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, obeziteti apo mbipesha ka pësuar rritje drastike gjatë viteve të fundit. Kjo rritje ka ndikuar edhe në shtimin e rrezikut për sëmundjen e kancerit të mushkërive.

Disa nga hapat kryesorë dhe të rëndësishmen për mbrojtjen e mushkërive nga këto sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes janë:

Lexo Edhe:

Larg duhanit– duhanpirja është një nga shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të mushkërive, prandaj rrini larg duhanit, sidomos nëse keni probleme të vazhdueshme me frymëmarrje.

Kujdes me të ftohtit– nëse jeni nga ata njerëz që ftoheni shpesh, atëherë duhet që vazhdimisht të konsultoheni me mjekun. Është shumë e rëndësishme, që të merrni ndihmën e duhur mjekësore.

Bëni analizat e kancerit të mushkërive– parandalimi është më i mirë se trajtimi, e kjo vlen edhe për rrugët e frymëmarrjes. Një vizitë tek mjeku ka potencialin t’iu shpëtojë jetën. Skaneri i mushkërive duhet të bëhet rregullisht pas moshës 55- vjeçare, sidomos për ata që konsumojnë duhan.

Pastroni duart– duket një gjë e thjeshtë, mirëpo pastrimi i vazhdueshëm i duarve gjatë ditës, mund t’iu shpëtoj nga gripi dhe e ftohura.

Larg toksinave– sipas agroweb, ekspozimi ndaj kimikateve dhe toksinave të ndryshme, duke përfshirë tymin e makinave apo ndotjen e ajrit, e rrisin rrezikun e kancerit të mushkërive. Në disa raste, toksinat janë shumë më të rrezikshme se duhani.

Aktiviteti fizik– e fundit por shumë e rëndësishme është aktiviteti fizik. Njerëzit, që janë fizikisht aktivë kanë mushkëri më të shëndetshme. Ekspertët rekomandojnë të paktën 150 minuta aerobi gjatë javës. /Gazeta Express