Si ta dalloni nëse vaji i ullirit është ekstra i virgjër - Gazeta Express
string(56) "si-ta-dalloni-nese-vaji-i-ullirit-eshte-ekstra-i-virgjer"

Si ta dalloni nëse vaji i ullirit është ekstra i virgjër

Gazeta Express

14/02/2020 11:14

Në shumë shishe të qelqit apo plastikës shkruhet që vaji i ullirit është ekstra i virgjër ose i thjeshtë.

Emërtimet që i jepen vajit të ullirit mund të shkaktojnë konfuzion dhe shpesh markat e vajit të ullirit nuk ta mbushin mendjen.

Lexo Edhe:

Vaji ekstra i virgjër, vaji i virgjër dhe vaji i pastër janë terma krejt të ndryshëm nga njëri tjetri. Sipas standardeve të Këshillit Ndërkombëtar për Ullinjtë, numërohen katër lloje të vajit të ullirit ekstra të virgjër. Ndryshimi mes tyre qëndron në nivelin e acideve të lira yndyrore ose në cilësinë e ullinjve të cilët shtypen për krijimin e tij.

Cilësia e një vaji të ullirit mund të testohet edhe përmes shijes dhe aromës. Vaji ekstra i virgjër ka 0.8% acide të lira yndyrore dhe shije të pastër.

Mirë, si ta testoni vajin e ullirit?

Sipas agroëeb, testimi dhe shijimi i vajit të ullirit është art në vete. Për ta testuar këtë vaj a është i virgjër apo jo, ju duhet që ta hidhni pak vaj në një gotë qelqi. Njërën dorë vendoseni nën të dhe tjetrën sipër gotës. Më pas rrotullojeni gotën. Nxehtësia e pëllëmbës do ta ngrohë vajin dhe aroma do të ngelet në dorën tuaj për një kohë.

Një mënyrë tjetër e testimit është edhe shijimi i tij. Ullinjtë e mbledhur përpara sezonit kanë një aromë dhe shije të athët dhe të ngjashme me specin. Kjo do të thotë që vaji është i mirë.

Gjithashtu shishja e vajit duhet të jetë e errët dhe data e mbledhjes së ullinjve duhet të jetë brenda atij viti. /Express