Si rrallëherë, pushteti i reagon Koha.net për një deklaratë të Kurtit - Gazeta Express
string(68) "si-rrallehere-pushteti-i-reagon-koha-net-per-nje-deklarate-te-kurtit"

Lajme

Gazeta Express

30/11/2022 16:02

Si rrallëherë, pushteti i reagon Koha.net për një deklaratë të Kurtit

Lajme

Gazeta Express

30/11/2022 16:02

Si rrallëherë, nga Lëvizja Vetëvendosje i kanë reaguar portalit Koha.net, lidhur me një deklaratë të Kryeministrit Albin Kurti, për vendimin e ambasadorëve të BE’së që ranë dakord sot për t’i dhënë mandatin Këshillit Europian për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Si zakonisht, ka qenë zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ai që e ka bërë reagimin.

Në artikullin e këtij mediumi thuhet se “Kurti ia lë meritat vetes për vendimin e ambasadorëve të BE’së për liberalizimin e vizave”.

Manxhuka ka reaguar duke thënë se Kurti meritat për të gjitha këto ua ka dhënë qytetarëve dhe ka shpërndarë një pjesë të postimit të tij. Por, edhe në pjesën që e ka shpërndarë Manxhuka, Kurti falenderon qytetarët dhe u thotë se ky vendim është meritë e tye pasi që e ndërruan Qeverinë, duke ia lënë sërish meritat vetes.

“Në fakt Kryeministri Kurti meritat për të gjitha këto i ka dhënë qytetarëve. Ja cka thotë paragrafi i parafundit: “E për këtë dua të ju falënderoj juve, të dashur qytetarë, sepse vendimi i sotëm është fillimisht meritë e juaja ngase vetëm ju mund të ndryshonit imazhin e vendit tonë duke ndryshuar qeverinë përmes votës dhe qeverisjen përmes pritshmërive””, ka shkruar Manxhuka.

Ndryshe, Kurti përmes një postimi në Twitter tha se e mirëpret këtë vendim, për të cilin tha se është i vonuar. Aty mori edhe pak merita për këtë ngjarje.

“E mirëpres vendimin e sotëm të rëndësishëm dhe të vonuar nga COREPER për liberalizimin e vizave për Kosovën, një mirënjohje e përkushtimit tonë për sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, forcimin e kontrolleve kufitare dhe menaxhimin e migracionit. Mirënjohës ndaj Presidencës çeke dhe mezi pres finalizimin e këtij procesi”.