Në koncertin e tij të fundit në Mitrovicë, Gjesti është pritur me entuziazëm nga publiku, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje…
Në koncertin e tij të fundit në Mitrovicë, Gjesti është pritur me entuziazëm nga publiku, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte një dhuratë simbolike nga fansat: një palë syze të personalizuara, ku në njërin xham shkruhej “Gjesti” dhe në tjetrin “Egli”, të ndara nga një zemër.
Fituesi i edicionit të katërt të “Big Brother VIP” i vendosi syzet gjatë performancës dhe nuk nguroi t’i mbante edhe në prapaskenë, duke krijuar një imazh që u bë viral brenda pak orësh në rrjetet sociale.
Megjithatë, ky moment ka sjellë sërish në qarkullim diskutimet për raportin e tij me ish-finalisten e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, sidomos pasi të dy kanë pushuar së ndjekuri njëri-tjetrin në “Instagram” disa ditë më parë.