Si pritet të jetë moti në Kosovë të premten dhe të shtunën? - Gazeta Express
string(66) "si-pritet-te-jete-moti-ne-kosove-te-premten-dhe-te-shtunen-ee-gg-1"

Gazeta Express

04/06/2020 19:21

Si pritet të jetë moti në Kosovë të premten dhe të shtunën?

Gazeta Express

04/06/2020 19:21

Depërtimi i një cikloni nga Atlantiku në veri të rajonit, në ditët e ardhshme do të sjellë sërish mot të paqëndrueshëm me vranësira, e kohë pas kohe priten edhe reshje lokale shiu, e ditën e shtunë me mundësi edhe për bubullima, bën të ditur Prishtina Weather.

Por, shërbimi i meteorologjisë njofton se në aspektin termik, masa të ngrohta ajrore që kanë filluar të shtrihen mbi rajon do të mbajnë temperaturat rreth vlerave mesatare, ndërsa nga dita e diel do të shënojnë rritje edhe mbi 25C.

Lexo Edhe:

Sipas parashikimeve të fundit, javën e ardhshme do të mbajë mot jostabil, me mundësi për reshje lokale shiu kryesisht orëve të pasdites dhe mbrëmjes, thekson PW.

Parashikimi për 5 e 6 qershor:

5.06.2020 – Ngrohtë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Në disa pjesë edhe me erë më të theksuar jugperëndimore. Pasdite dhe në mbrëmje vende-vende priten reshje të dobëta shiu. Temperaturat në vise të ulëta 9C deri 24C, e në vise malore 7C deri 16C. Era do të fryj mesatare dhe e fuqishme nga jugperëndimi 4-15m/s, me hove edhe deri në 18m/s. Indeksi UV: 7.

6.06.2020 – Ngrohtë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Herë-herë priten reshje lokale shiu, e orëve të pasdites me mundësi edhe për bubullima. Temperaturat në vise të ulëta 11C deri 23C, e vise malore 7C deri 15C. Do të fryj erë mesatare nga jugu-jugperëndimi 5-12m/s. Indeksi UV: 5.