Si pritet të jetë moti në Kosovë gjatë fundjavës dhe ditëve pasuese? - Gazeta Express

Si pritet të jetë moti në Kosovë gjatë fundjavës dhe ditëve pasuese?

Ballina

Gazeta Express

24/01/2020 22:31

Në fundjavë dhe fillim të javës së ardhshme mot më i butë. Nga dita e diel priten reshje të dobëta shiu. Vetëm në vise malore borë

Pas dominimit të fushave të presionit të lartë gjatë këtyre javëve të para të janarit, nga fundjava, fusha të presionit të ulët nga Atlantiku do të fillojnë të shtrihen edhe nga rajoni ynë, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se nga pasditja e së dielës dhe të hënën kohë pas kohe priten reshje të dobëta shiu, ndërkaq ditën e martë dhe të mërkurë vende-vende me mundësi për riga lokale. Vetëm në vise malore mbi 1500m do të ketë reshje bore, thekson PW.

Sipas Prishtina Weather, në aspektin termik mbi vendin tonë do të depërtojnë rryma të ngrohta ajrore që do të rrisin gradualisht temperaturat mbi vlera normale në të dy ekstremet.

PW paralajmëron se vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten rreth vlerave mesatare dhe të pashëndetshme.

Parashikimi për periudhën 25-29 janar:

25.01 – Vranësira dhe intervale me diell. Në mëngjes ngrica, në vise të ulëta vende-vende mundësi për mjegull/mjegullinë. Pasdite dhe në mbrëmje në perëndim të vendit mundësi për riga lokale shiu.

26.01 – Kryesisht me vranësira dhe më butë. Në vise të ulëta në mëngjes mundësi për mjegull. Pasdite dhe në mbrëmje vende-vende priten reshje të dobëta shiu.

27.01 – Kryesisht me vranësira. Kohë pas kohe me reshje të dobëta shiu.

28.01-29.01 – Të martën kryesisht me vranësira, pasdite mundësi për riga lokale shiu. Të mërkurën vranësira dhe intervale me diell. Paradite mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje graduale mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -4C deri +3C, ndërsa maksimalet nga 7C deri në 10C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu jugor 1-5m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht do të zbres në vlera normale.