Si po reagojnë disa liderë botërorë për "pauzën taktike" të luftimeve të Izraelit në Gaza - Gazeta Express
string(87) "si-po-reagojne-disa-lidere-boterore-per-pauzen-taktike-te-luftimeve-te-izraelit-ne-gaza"

Lajme

Gazeta Express

27/07/2025 17:51

Si po reagojnë disa liderë botërorë për “pauzën taktike” të luftimeve të Izraelit në Gaza

Lajme

Gazeta Express

27/07/2025 17:51

Ministri i Jashtëm britanik David Lammy tha të dielën se njoftimi i Izraelit për një “pauzë taktike” në luftime për disa pjesë të Gazës është “thelbësor, por i vonuar prej kohësh”. Ai gjithashtu tha se hedhjet ajrore të ndihmave do të ndihmojnë në lehtësimin e “më të keqes së vuajtjeve” në Gaza, por shtoi se rrugët tokësore janë mënyra e vetme “e qëndrueshme dhe e realizueshme” për të futur ndihma në territor.

“Kjo shpallje, e vetme, nuk mund t’i lehtësojë nevojat e atyre që po vuajnë dëshpërimisht në Gaza” tha ai për planin më të fundit të ndihmës së Izraelit.

Edhe disa vende të tjera europiaje kanë thënë se Izraeli duhet të shkojë më tej, shkruan CNN

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha të dielën se ai i kërkoi Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në një bisedë telefonike të bëjë “gjithçka që është në fuqinë e tij” për të arritur një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe për të shpërndarë ndihma urgjente për njerëzit në nevojë.

“Do t’i ndjekim nga afër zhvillimet dhe, në koordinim me Francën, Mbretërinë e Bashkuar, partnerët e tjerë evropianë, Shtetet e Bashkuara dhe shtetet arabe, do të vendosim në ditët në vijim se si mund të kontribuojmë për përmirësimin e situatës” shkroi Merz në një postim në X.

Ndërkohë, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i tha Presidentit francez Emmanuel Macron të dielën se një zgjidhje me dy shtete është thelbësore për paqe të qëndrueshme në rajon, sipas drejtorisë së komunikimeve të Turqisë. Ai gjithashtu vlerësoi lëvizjen e fundit të Francës për të njohur shtetësinë palestineze.