Si po e shfrytëzojnë rusët e pasur Serbinë si rrugë për të dalë në Evropë? - Gazeta Express
string(73) "si-po-e-shfrytezojne-ruset-e-pasur-serbine-si-rruge-per-te-dale-ne-evrope"

Lajme

Gazeta Express

11/03/2022 18:18

Si po e shfrytëzojnë rusët e pasur Serbinë si rrugë për të dalë në Evropë?

Lajme

Gazeta Express

11/03/2022 18:18

Air Serbia i ka dyfishuar fluturimet Moskë-Beograd, pasi aeroplanët e këtij shteti mund të fluturojnë mbi hapësirën ajrore të Bashkimit Evropian, shkruan the Guardian, transmeton Gazeta Express.

Rusët e pasur po e shfrytëzojnë një shteg të njohur si “Dera e prapme e Serbisë”, për të ikur në Evropë dhe për t’i ikur ndalimit që BE-ja ua ka bërë fluturimeve nga dhe në Rusi.

Air Serbia, në të cilën shteti serb është aksionari më i madh, i ka dyfishuar fluturimet direkte në nga Moska në Beograd. Realizohen 15 fluturime në javë, numër ky i rritur në mënyrë të shpejtë, pas BE-ja ndaloi fluturimet e avionëve rusë nëpër hapësirën e saj ajrore.  

Prestigjiozja britanike më tej shkruan se si Serbia ka refuzuar t’i vendosë aksione Rusisë, por avionët e saj janë të lirë të kalojnë nëpër hapësirën ajrore të BE-së.

Kjo, shkruan the Guardian, e ka bërë Serbinë “korridorin e vetëm ajror të hapur për Rusinë”, sipas një kompanie të fluturimeve ajrore.

Kapacitetet e ulëseve të linjave ajrore midis Rusisë dhe Serbisë janë rritur për 50 për qind në javën e parë të marsit, krahasuar me një javë para se Rusia ta sulmonte Ukrainën.

Sipas kompanisë së fluturimeve, javëve në vijim pritet të rritet edhe më shumë kapaciteti.

Serbia dhe Bjellorusia e autokratit Alexander Lukasheno janë shtetet e vetme në Evropë që nuk i kanë vendosur sanksione Rusisë, prej 24 shkurtit, kur forcat ruse hynë në Ukrainë./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement