Si po e përdor VV diasporën për mobilizim elektoral duke u paraqitur si mbrojtëse e saj, sipas Eugen Cakollit - Gazeta Express
string(108) "si-po-e-perdor-vv-diasporen-per-mobilizim-elektoral-duke-u-paraqitur-si-mbrojtese-e-saj-sipas-eugen-cakollit"

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 23:01

Si po e përdor VV diasporën për mobilizim elektoral duke u paraqitur si mbrojtëse e saj, sipas Eugen Cakollit

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 23:01

Eugen Cakolli nga IKD ka reaguar lidhur me debatin e ditëve të fundit për rolin e diasporës në proceset zgjedhore, duke paralajmëruar se narrativa “pro dhe kundër diasporës” po fabrikohet qëllimisht për përfitime politike.

Sipas tij, po tentohet të krijohet përshtypja se një pjesë e skenës politike del kundër votuesve jashtë vendit, ndërsa një subjekt i vetëm paraqitet si mbrojtësi i tyre. Cakolli thotë se kjo s’është e vërtetë dhe se retorika e tillë po përdoret në mënyrë të organizuar.

“Tensioni rreth diasporës nuk është prodhuar nga të gjitha palët. Në praktikë, vetëm njëra anë po e trajton çështjen e diasporës si mjet për të ndërtuar avantazh politik. Asnjë subjekt tjetër nuk ka ushtruar retorikë kundër pjesëmarrjes së diasporës, ndërsa LVV-ja e ka ngritur këtë temë në një nivel “strategjik” për të krijuar vijë ndarëse pro dhe kundër diasporës”, tha Cakolli.

Shembulli kryesor, thotë ai, është vendimi i KQZ-së për hapjen e qendrave të reja të votimit jashtë përfaqësive diplomatike – diçka që bie ndesh me legjislacionin, sepse ligji e lejon votimin fizik vetëm brenda misioneve diplomatike të Kosovës. Disa prej këtyre qendrave, si ajo në New York, sipas tij, janë hapësira që përdoren për rite fetare, ndërsa të tjera janë restaurante ku shërbehet alkool.

Ai thekson se diaspora s’duhet as të kufizohet, as të përdoret politikisht: “Mbrojtja e votës së diasporës kërkon procese të qarta, të ligjshme dhe të qëndrueshme. Çdo improvizim i motivuar politikisht sjell konfuzion dhe hap derën për kontestime.”

Cakolli përfundon se diaspora duhet trajtuar si pjesë natyrale e procesit zgjedhor, jo si instrument për avantazhe afatshkurtra politike.