Pas lansimit të suksesshëm në janar të këtij viti në Prishtinë, platforma teknologjike finlandezo-amerikane Wolt po e dëshmon gjithnjë e më shumë ndikimin e saj pozitiv në tregun kosovar.
I nisur fillimisht si një aplikacion për shpërndarjen e ushqimit, Wolt është shndërruar sot në një “qendër tregtare në xhepin e konsumatorit”, duke shpërndarë gjithçka me shpejtësi dhe lehtësi – sikurse produkte ushqimore, lule, libra, barna, pajisje teknologjike dhe artikuj për kafshë shtëpiake. Por ndikimi i Wolt shkon përtej përfitimeve të konsumatorëve dhe krijimit të vendeve të punës për shpërndarësit. Për qindra biznese lokale, Wolt po hap mundësi të reja të rritjes, pa pasur nevojë për investime në infrastrukturë digjitale apo krijim të rrjeteve të shpërndarjes.
Njëri nga bizneset kosovare që i ka besuar nga fillimi bashkëpunimit me Wolt, është kompania HEB’s, ku përvoja me Wolt ka shërbyer si zgjidhje ideale për një boshllëk të rëndësishëm në zinxhirin e tyre të shpërndarjes.
“Për një kohë të gjatë, shpërndarja ishte sfidë për brende si HEB’s – kërkesa ishte e madhe, por mungonin partnerët që garantonin cilësi, shpejtësi dhe profesionalizëm. Me Wolt, e kemi mbuluar plotësisht këtë boshllëk. Sot, klientët tanë e marrin përvojën e HEB’s ashtu siç duhet – të freskët, të shpejtë dhe me cilësi të kontrolluar nga fillimi deri në fund,” thotë Ardian Brahimi, Drejtor i Operacioneve në HEB’s.
Edhe për rrjetin e supermarketeve SPAR, një brend ndërkombëtar që operon me sukses në Kosovë, bashkëpunimi me Wolt ka sjellë përfitime të prekshme.
“Dëshirojmë të ndajmë një vlerësim të shkurtër për bashkëpunimin tonë me Wolt deri tani. Partneriteti ynë ka pasur ndikim shumë pozitiv në mënyrën si iu shërbejmë klientëve tanë dhe në rritjen e pranisë sonë online. Sot arrijmë t’ju shërbejmë një numër shumë më të madh të konsumatorëve përmes platformës dhe po vërejmë qartë një rritje të shitjeve online. Jemi të kënaqur me rezultatet dhe shpresojmë që bashkëpunimi të thellohet edhe më tej,” thotë Valon Dedaj, Drejtor i Operacioneve në SPAR Kosova.
Biznese të tjera lokale me prezencë të fortë në Prishtinë dhe më gjerë, si Sachpizza & Sachcaffe, po përjetojnë gjithashtu transformime të rëndësishme përmes bashkëpunimit me Wolt.
“Jam jashtëzakonisht i kënaqur me bashkëpunimin tonë me Wolt në Prishtinë. Përveç shërbimit të tyre profesional dhe të besueshëm, Wolt na ka hapur një treg krejtësisht të ri klientësh dhe e ka rritur ndjeshëm shtrirjen tonë. Është një partner i shkëlqyer për çdo biznes që synon rritje cilësore dhe të qëndrueshme,” deklaron Shpend Thaçi, pronar i Sachpizza dhe Sachcaffe.
Me zgjerimin e vazhdueshëm të Wolt në Kosovë, po bëhet e qartë se platforma është shumë më tepër se një shërbim shpërndarjeje – ajo po shndërrohet në një partner strategjik që ndihmon bizneset të zgjerojnë tregun, të rriten në mënyrë të qëndrueshme dhe të ofrojnë shërbime më të mira.
Me mijëra porosi të shpërndara përmes një teknologjie të avancuar që përdoret lehtë, Wolt jo vetëm që po ndihmon në rritjen e brendeve të njohura si HEB’s, SPAR, dhe Sachpizza & Sachcaffe, por po fuqizon gjithashtu edhe biznese të vogla lokale me potencial të madh për zhvillim.
Për ekonominë lokale të Kosovës, suksesi i Wolt është shembull i qartë se si inovacioni dhe bashkëpunimi mund të sjellin përfitime të prekshme për të gjithë: për mbi 450 bizneset që janë aktualisht pjesë e platformës, 250+ shpërndarës, konsumatorët e përditshëm dhe gjithë ekosistemin modern të tregtisë në vend.
Si mund të bëhen bizneset pjesë e platformës Wolt?
Bizneset mund të regjistrohen lehtë e shpejt përmes aplikacionit Wolt Merchant, duke plotësuar të dhënat bazë të biznesit në vetëm disa minuta. Për çdo paqartësi, Qendra e FAQ për partnerët ofron udhëzime të qarta për gjithçka: nga menaxhimi i porosive deri te pagesat dhe përditësimet teknike.