Si po e feston 18-vjetorin  Duplexi? - Gazeta Express
string(34) "si-po-e-feston-18-vjetorin-duplexi"

Si po e feston 18-vjetorin  Duplexi?

Lajme

Gazeta Express

11/06/2024 14:49

Hejjj, vazhdo ta lexosh artikullin, sepse çfarë është e shkruar këtu është një ndër lajmet më ekskluzive dhe të hatashme që keni lexuar këto ditë.

Dje në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës…ops, na falni, po kalojmë menjëherë në temën me rëndësi!

Lexo Edhe:

Më 14 qershor, klubi i njohur Duplexi shënon 18 vjetorin e tij, dhe kësaj radhe për këtë përvjetor ka vendosur ta bëjë një festë krejtësisht ndryshe, nga muzika deri tek veshjet.

Keni durimin, dhe priteni deri në fund edhe pjesën kur flitet për veshjet e jashtëzakonshme.

Në Duplex do të vijë Dj i njohur….Dj Hvmza. HVMZA (Hamza) është një producent dhe DJ belg me rrënjë turke dhe arabe. Muzika e tij qëndron diku midis Afro/Latine dhe Organic House me atmosferë mesdhetare dhe të Lindjes së Mesme, duke përfshirë elemente nga një gamë e madhe zhanresh.

Që nga viti 2019 me daljen e tij në skenë, HVMZA ka prodhuar një seri këngësh të veçanta, të cilat, kanë arritur miliona transmetime në të gjitha platformat.

Në Duplex këtë vit tema do të jetë “Manifiesta”.  A jeni përballur me frazat tona të njohura “Mendo mirë se do të gjejë mirë”, e pikërisht këtë temë ka zgjedhur Duplexi, ndjelljen e gjërave të mira, një lloj ligji i tërheqjes, ku ju mësoni të përqendroheni në mendimet pozitive dhe vizualizoni rezultatet që dëshironi.

Emri i eventit “Manifiesta” ka dy kuptime, lidhet si fjala “manifestë”, që nënkupton “manifestim”, dhe në anën tjetër kombinon dy fjalë të cilat lidhen për t’u dukur si një e vetme, fjalës manifestë dhe fjalës fiesta (që nga spanjollishtja nënkupton “festë”), manifestim i festës, ndjellje e festës.

Dhe, poooo, edhe veshjet do të jenë me maska të vizatuara dhe me motive prej Afrikës, dhe po ashtu do të ketë disa valltarë të cilët do të sjellin Afrikën mu në Duplex; e thamë edhe në fillimin e artikullit se kjo festë është krejtësisht ndryshe.