Si në filma: Erion Zeqiraj i propozon për martesë partneres, pamje nga nata e tyre magjike - Gazeta Express

Si në filma: Erion Zeqiraj i propozon për martesë partneres, pamje nga nata e tyre magjike

Rozë

Gazeta Express

02/08/2020 14:31


Në maj të këtij viti, spikeri i njohur, Erion Zeqiraj prezantoi për herë të parë të dashurën. Ajo quhet Blerta Ligaj dhe është volejbolliste.

Dyshja kanë një histori shumë të bukur, të cilën e kanë treguar para pak kohësh te emisioni “Rudina”. Së fundmi, një lajm i ëmbël ka ardhur nga çifti. Kjo histori e bukur, do të kurorëzohet së shpejti me martesë!

Erioni i ka propozuar partneres për martesë mbrëmjen e djeshme dhe ka marrë “Po-në” e dëshiruar. Dyshja kanë ndarë pamje nga momenti i veçantë në rrjete sociale dhe në sy bien qirinjtë, një arush i madh, petale trëndafili, tullumbace dhe një “Marry me”.