Si ndodhi vrasja në Hajvali – plumb në kokë pas një mosmarrëveshjeje për parkim - Gazeta Express
string(77) "si-ndodhi-vrasja-ne-hajvali-plumb-ne-koke-pas-nje-mosmarreveshjeje-per-parkim"

Lajme

Gazeta Express

12/08/2025 10:24

Si ndodhi vrasja në Hajvali – plumb në kokë pas një mosmarrëveshjeje për parkim

Lajme

Gazeta Express

12/08/2025 10:24

Një mosmarrëveshje e çastit për parkim ka përfunduar tragjikisht mbrëmjen e 11 gushtit në Hajvali të Prishtinës, ku një burrë u vra me armë zjarri.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se rreth orës 21:40, Policia u njoftua për të shtëna në rrugën “Minatori”.

Në vendngjarje, afër një veture Mercedes me targa britanike CEI5VYM, u gjetën njolla gjaku dhe një gëzhojë e kalibrit 9 mm.

Hetimet e para tregojnë se pas një konflikti për parkim, i dyshuari Xhemajl Nuhiu mori një armë zjarri dhe e qëlloi në kokë Muhamet Matoshin. Viktima u dërgua me urgjencë në QKUK, por mjekët konstatuan se ai kishte ndërruar jetë.

Pas krimit, i dyshuari u largua me veturën Mercedes në drejtim të panjohur. Policia ka urdhëruar alarmim të të gjitha njësive dhe pikave kufitare për identifikimin dhe ndalimin e tij.

Në vendngjarje punuan njësitë e hetimeve rajonale, prokurorja e Krimeve të Rënda dhe mjekësia ligjore. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Për rastin janë marrë në pyetje disa dëshmitarë, ndërsa hetimet për kapjen e autorit vazhdojnë.