Si ndodhi therja e të miturit në Deçan, policia jep informacione të detajuara - Gazeta Express
string(76) "si-ndodhi-therja-e-te-miturit-ne-decan-policia-jep-informacione-te-detajuara"

Lajme

Gazeta Express

09/08/2022 9:25

Si ndodhi therja e të miturit në Deçan, policia jep informacione të detajuara

Lajme

Gazeta Express

09/08/2022 9:25

Dje rreth orës 14:40, Policia është informuar për therjen e një të mituri nё fshatin Shaptej –Deçan.

Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty është informuar se dy persona nga i njëjti fshat (tё mitur), janë rrahur mes veti, dhe si pasojë e rrahjes njëri ёshtё dërguar nё emergjencë për tretman mjekësor.

Lexo Edhe:

“Sipas viktimёs deri sa ishte duke qëndruar nё njё lokal afёr shtёpisё se tij, i dyshuari ka ardhur dhe fillimisht e ka provokuar e mё pas e ka grushtuar dhe ne njё moment ka filluar ta godas me mjet tё mprehtë (brisk) viktimën”, njofton policia, transmeton Express.

I dyshuari ёshtё larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim tё panjohur. Por policia njofton se pas njё pune operativo-hetimore, ёshtё arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit është ndaluar pёr 24 orё.