Si ndikon trakti intestinal në shëndetin mendor dhe anasjelltas
Trakti intestinal “flet” të njëjtën gjuhë me trurin, “ka sistemin e vet nervor” ndaj dhe është në gjendje të marrë vendime në mënyrë të pavarur. Komunikimi midis dy organeve ndodh përmes nervit vagus në bazë të neurotransmetuesve të zakonshëm, siç është serotonina, 90% e së cilës prodhohet në mukozën e zorrëve: serotonina është hormoni kryesor që stabilizon gjendjen tonë shpirtërore, ndjenjat e mirëqenies dhe lumturinë. Ky hormon ndikon në të gjithë trupin tonë duke bërë të mundur që qelizat e trurit dhe qelizat e tjera të sistemit nervor të komunikojnë me njëra-tjetrën.
Sidoqoftë, nuk duhet të harrojmë se marrëdhënia midis traktit intestinal dhe trurit është e dyanshme. Nëse është e vërtetë që gjendja shëndetësore e zorrëve ndikon në tru, e kundërta është gjithashtu e vërtetë: periudha veçanërisht stresuese ose aftësia jonë për të përballuar ankthin, frikën, vendimet, mund të ndikojë në funksionimin e zorrëve me ndryshime të peristaltikës (me pasoja si kapsllëku ose koliti) dhe prodhimin e acideve, enzimave, hormoneve. Po ashtu dieta ushqimore dhe çrregullimet e zorrëve mund të kenë ndikim në humor.
https://www.facebook.com/SpitaliAmerikanKosove/ – Facebook
https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en – Instagram
https://ks.spitaliamerikan.com/ – Web
Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.
Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!