Ju bën të ndiheni ‘High’. Thënë të drejtën: Kjo është arsyeja pse shumica e njerëzve përdorin marihuanë.
THC është ajo që shkakton të qenurit “high”. Kur pini marijuanë, THC kalon nga mushkëritë tuaja në ‘rrjedhën’ e gjakut dhe pastaj arrin në trurin tuaj. Aty lidhet me pjesë të disa qelizave të quajtura receptorë. Pikërisht kjo është arsyja pse ju jep ato ndjesitë ‘e këndshme’. Ju gjithashtu mund të merrni marihuanë përmes ushqimeve të tilla si: biskota dhe kafe. Ata hyjnë në gjakun tuaj përmes sistemit të tretjes.
Truri
Ju mund të hasni në vështirësi të përqendroheni, të mësoni dhe të mbani mend gjërat në rastet kur ju përdorni marihuanë. Ky efekt afatshkurtër mund të zgjasë deri në 24 orë pasi të keni ndaluar pirjen e tij. Përdorimi afatgjatë, veçanërisht gjatë adoleshencës tuaj, mund të ketë efekte më afatgjata. Testimet e bëra përmes fotografimit të trurit të njerëz të ndryshëm tregojnë ‘lidhje’ të dëmtuara në zonat e trurit që janë përgjegjëse për të mësuar dhe të mbajtur mend. Testet po ashtu tregojnë rezultate më të ulëta të IQ-së tek disa njerëz që përdorin rregullisht mariuhanë.
Mushkëritë
Tymi i marijuanës mund të ndezë mushkëritë tuaja. Nëse jeni përdorues i rregullt, mund të keni të njëjtat probleme të frymëmarrjes si një duhanpirës. Kjo përfshinë kollë, ndonjëherë të zgjatur, ose kronik. Mund të prodhojë mukus ose gëlbazë me ngjyrë. Ju gjithashtu jeni më të prirur të merrni infeksione të mushkërive. Përdorimi i mariuhanës po ashtu ka efekt negativ edhe në sistemin imunitar të disa njerëzve.
Zemra
Rrahjet normale të zemrës tuaj nga 50 deri në 70 rrahje në minutë mund të rriten me 20 deri në 50 rrahje ose më shumë për deri në 3 orë pasi të përdorni marihuanë. Shkencëtarët mendojnë se kjo, së bashku me katranin dhe kimikalet tjera nëpër drogëra dhe ilaçe, mund të rrisin mundësinë për sulm në zemër ose në tru. Rreziku mund të rritet më tej nëse jeni më i moshuar apo tashmë veçse keni probleme me zemër.
Shëndeti mendor
Ankthi dhe paranoja janë ankesa të zakonshme të përdoruesve të marihuanës. Ankthi klinik dhe depresioni janë gjithashtu më të mundshëm, por shkencëtarët nuk janë ende të sigurt saktësisht pse. Droga mund të bëjë që simptomat e sëmundjes mendore më serioze si psikoza dhe skizofrenia të përkeqësohen. Kjo po ashtu është e lidhur me rritjen e gjasave për të shkaktuar varësi në abuzimin me substanca narkotike. Këto efekte mund të jenë më negative nëse në gjenetikën tuaj kam më shumë të ngjarë të merrni ndonjë sëmundje mendore apo të krijoni varësi.
Oreksi
Përdoruesit e rregullt të marihuanës shpesh i referohen kësaj si munchies. Sipas disa raportimeve tregohet që rritja e oreksit mund t’ju ndihmojë të shtoni peshën e humbur nga sëmundje si AIDS ose kanceri, ose për shkak të trajtimit të atyre sëmundjeve. Shkencëtarët ende janë në hulumtim e sipër nëse trajtimi funksionon dhe sa është i sigurtë.
Stomaku
Në vetvete, THC (përbërësi aktiv i marihuanës) duket se lehtëson të përzierat, veçanërisht nëse simptomat tuaja janë nga trajtimi i kimioterapisë për kancerin. Disa njerëz thonë se efektet e zgjidhjes së problemit të stomakut funksionojnë më mirë kur përdorni marihuanë në vend të vetëm THC. Kjo besohet të jetë si rezultat i asaj se kimikalet e tjera mund të rrisin efektin e THC-së. Por përdorimi afatgjatë i marihuanës mund të ketë efektin e kundërt dhe të shkaktojë më shumë të vjella.
Sytë
Disa prova sugjerojnë që marihuana, ose kimikalet në të, mund të ulin presionin e syrit që është një simptomë kryesore e glaukomës. Problemi është se efekti zgjat vetëm 3 deri në 4 orë. Për ta mbajtur të ulët presionin, duhet të ‘futet’ marihuana në rrjedhën e gjakut tuaj rreth 6-8 herë në ditë. Mjekët ende nuk kanë dalë me një formë të ilaçit që është i sigurt për t’u përdorur si trajtim i glaukomës. Dhe megjithëse marihuana duket se ulë presionin e syve, ajo gjithashtu mund të zvogëlojë furnizimin e syve tuaj me gjak, gjë që mund të përkeqësojë nivelin e glaukomës.
Dhimbjet kronike
Si marihuana ashtu edhe një pilulë me përmbajtje të THC-së e quajtur dronabinol duket se ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes duke u bashkangjitur në pjesë të qelizave të trurit të quajtura receptorë kanabinoid. Disa studime sugjerojnë se vaji CBD mund të lehtësojë dhimbjen nga artriti, dëmtimi nervor (neuropatia) dhe spazmat e muskujve. Shkencëtarët vazhdojnë të studiojnë se si dhe kur funksionon kjo te njerëzit.
Skleroza e shumëfishtë (multiple)
Një version i THC-së që përdoret për të spërkatur hundën, i quajtur nabiximols – është i disponueshëm në Kanada, Britani të Madhe dhe në disa vende të tjera. Duket se ndihmon në qetësimin e spazmave muskulore, pakësimin e dhimbjeve nervore dhe përmirësimin e gjumit për shumë njerëz me sklerozë të shumëfishtë. Mund të ndihmojë gjithashtu me sëmundje të tjera, si kanceri. FDA po punon për të testuar dhe miratuar ilaçin për përdorim në Sh.B.A.
Inflamacioni
Megjithëse pirja e marihuanës mund të ndezë mushkëritë tuaja, substancat e quajtura kanabinoide duket se pakësojnë ënjtjen në inde tjera të caktuara. Kanabidioli mund të jetë një zgjedhje e mirë sepse nuk shkakton të njëjtën ‘lartësi’ si THC. Në disa testime të bëra të kafshët, hulumtimet dhanë rezultate mjaft premtuese për mundësi në trajtimin e artritit reumatoid dhe gjendjeve që inflamojnë traktin tretës, si koliti ulçeroz dhe sëmundja e Crohn.
Krizat
Ka prova të sigurta se marihuana, ose ilaçet e bëra prej saj, mund të ndihmojnë në pakësimin e krizave te disa njerëz me epilepsi. FDA madje ka aprovuar një ilaç të bërë me kanabidiol për atë qëllim. Por agjencia e rekomandon atë vetëm për dy forma të rralla të epilepsisë fëminore të quajtur sindroma Lennox-Gastaut dhe sindroma Dravet.
Akronimet: THC: (tetrahydrocannabinol) është kimikali përgjegjës për shumicën e efekteve psikologjike të marihuanës.
FDA: (Food and Drug Administration) – është një agjenci federale e Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore. FDA është përgjegjëse për mbrojtjen dhe promovimin e shëndetit publik përmes kontrollit dhe mbikëqyrjes së sigurisë ushqimore, produkteve të duhanit, shtojcave dietike, ilaçeve farmaceutike me recetë dhe pa recetë, vaksinave, biofarmaceutikëve, transfuzioneve të gjakut, pajisjeve mjekësore, rrezatimit elektromagnetik, pajisjeve emetuese (ERED), produkteve kozmetike, ushqimeve, ushqimeve për kafshë dhe produkteve veterinare.
Përkthyer nga: Shkëndije Berisha /Gazeta Express/