Si mund të lëvizin shqiptarët drejt vendeve fqinje apo zonës Shengen, reagon policia - Gazeta Express
string(83) "si-mund-te-levizin-shqiptaret-drejt-vendeve-fqinje-apo-zones-shengen-reagon-policia"

Si mund të lëvizin shqiptarët drejt vendeve fqinje apo zonës Shengen, reagon policia

Gazeta Express

06/07/2020 15:05

Policia e Shtetit njofton se situata e kufizimeve të lëvizjes së shtetasve në kufi, paraqitet si më poshtë: Me Kosovën lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë.

Me Malin e Zi mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezultojnë negativ në testin PCR.

Lexo Edhe:

Nëse është një grup mbi 10 vetë, testi kryhet nga autoritetet malazeze në kufi.

Me Maqedoninë e Veriut lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë.

Ndërsa me Greqinë lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke.

Po ashtu njoftohet se me vendet e tjera të zonës Schengen nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve.

Për të udhëtuar drejt Shqipërisë kufiri është i hapur për të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi.