Një çip i ri, i instaluar në modelet më të reja të telefonave Iphone, nuk ka ndonjë përdorim të madh sot, mirëpo ky çip është themeli për aplikacionet në të ardhmen, të cilat më herët nuk kanë qenë të mundura.
Edhe pse çipi i ri i Apple, U1, nuk ka pasur vëmendjen e njëjtë në media sikur kreacionet e tjera të Apple, kjo kompani nuk i publikon produktet e reja, në qoftë se nuk kanë ndonjë rol të madh.
Çipi U1, mund të jetë themeli për aplikacionet të cilat do të jenë kyçe për produktet dhe shërbimet e Apple-it në të ardhmen.
U1 ka një teknologji në të cilën nuk nevojitet interneti, e quajtur UWB (Ultra-Wideband), të cilën Apple e ka prezantuar si ‘’GPS në dhomën tuaj të ndenjës’’. Kjo teknologji është e ngjashme me internetin, mirëpo operon në një nivel tjetër të frekuencave, të cilat zakonisht kanë më pak pengesa, që rezulton në një performancë më të mirë.
Ky çip mundëson shkëmbimin e madh të të dhënave, shumë më shumë se sa është e mundshme me Bluetooth.
Ultra-Wideband nuk është e re, kjo është përdorur edhe më herët tek atletët profesional, për arsye të gjurmimit të tyre, në gara, nga televizionet. Kjo është hera e parë që një çip U1 përdoret nga ndonjë kompani e madhe siç është Apple.
Apple nuk ka treguar planet afat-gjate për këtë çip, mirëpo studiuesit kanë gjetur shumë mënyra ku ai mund të përdoret. Së pari, çipi është prezantuar tek klientët potencial me arsyen se mund të shkëmbejnë të dhëna me gigabajt të mëdhenj.
Sipas studiuesve, UWB mund të përdoret për hapjen e veturës kur ju afroheni. Përderisa, kjo është e mundur edhe me teknologji tjera të cilat nuk kërkojnë internet, UWB është shumë më e saktë se ato. Për shembull, Bluetooth Low Energy, është aq e saktë, saqë, do ta hap vetëm atë derë, afër së cilës gjendeni ju.
Disa ‘’rrjedhje’’ nga Cupertino, kanë supozuar se Apple është duke ju bërë konkurrencë kompanisë Tile, e cila mund të etiketojë, me produkte elektronike, gjëra të cilat ju i vlerësoni si të ‘’rëndësishme’’ dhe pastaj t’ua gjesh lokacionin me aplikacion. Meqenëse aplikacioni i Tile mbështetet në Bluetooth LE, telefonat e pajisur me çipin U1, do të ishin më të saktë në gjetjen e vendndodhjes së saktë.
Studiuesit, kanë demonstruar se ky çip mund të përdoret edhe në realitetin virtual, produkt ky në të cilin Apple ka investuar shumë viteve të fundit.
Çipi U1, do të ndihmonte telefonat e Kompanisë Apple, të formojnë lidhje më të forta dhe të besueshme me njëri-tjetrin në aplikacionet e realitetit virtual. Kjo do të lejonte që dy telefona të cilët janë duke e përdorur realitetin virtual, të dinë në çdo moment se ku gjendet personi tjetër, dhe shpejtësitë e transferit, do t’i lejonin të flasin me njëri-tjetrin në mënyra të cilat më herët nuk kanë qenë të mundshme.