“Si mendoni ju të nisë mësimi?”/ Shahini pyet nxënësit dhe prindërit, u dërgon sondazh në ‘Whats App’, ende s’ka një zgjidhje për shkollat - Gazeta Express
string(129) "si-mendoni-ju-te-nise-mesimi-shahini-pyet-nxenesit-dhe-prinderit-u-dergon-sondazh-ne-whats-app-ende-ska-nje-zgjidhje-per-shkollat"

“Si mendoni ju të nisë mësimi?”/ Shahini pyet nxënësit dhe prindërit, u dërgon sondazh në ‘Whats App’, ende s’ka një zgjidhje për shkollat

Gazeta Express

15/08/2020 15:09

Ndërkohë që vetëm pak javë na ndajnë nga nisja e vitit të ri shkollor, ende nuk ka një njotim zyrtar, apo një dalje publike nga ana e ministrisë së Arsimit, Besa Shahini, në lidhje me zhvillimin e mësimit.

Nxënësit dhe prindërit e tyre, janë në terr informative dhe nuk dinë nëse mësimi do të zhvillohet në klasa, do të zhvillohet online, siç u bë gjatë muajve të karantinës, në mënyrë të alternuar, apo do të shtyhet hapja e shkollave, për të nisur procesin mësimor në një situatë më të qetë.

Lexo Edhe:

Së fundmi, në grupet e “Whats App”-it që janë krijuar nga mësuesit, pjesë e të cilëve janë edhe nxënësit, nga ku kanë marrë mësimet gjatë karantinës, është dërguar një sondazh. Të gjithë nxënësit, prindërit e tyre apo mësuesit kanë pasur mundësi që të plotësojnë një sondazh, ku kërkohët një mendim se si e konsiderojnë ata të arsyeshme rinisjen e procesit mësimor.

Siç duket, ministrja Shahini ka vendosur që paraprakisht të mbledhë të dhëna, mbi mënyrën de si e dëshirojnë apo e konsiderojnë të arsyeshme vetë nxënësit apo prondërit e tyre për hapjen e shkollave dhe rinisjen e mësimeve.

Por ç’do të ndodhë më tej? Ndërkohë që shifrat e të infektuarve dhe viktimave sa vijnë e ttiten, a është bërë ndonjë parapërgatitje në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme? A janë dezinfektuar ambientet, janë përgatitur klasat për ruajtjen e distancës, nëse bëhet kthimi i nxënësve në to?

Kjo ende nuk dihet.