“Si Kurti në Shqipëri”, “Jodiplomatike”, si u pa votimi i ambasadorit kosovar në zgjedhjet e Francës - Gazeta Express
string(94) "si-kurti-ne-shqiperi-jodiplomatike-si-u-pa-votimi-i-ambasadorit-kosovar-ne-zgjedhjet-e-frances"

Lajme

Gazeta Express

25/04/2022 13:20

“Si Kurti në Shqipëri”, “Jodiplomatike”, si u pa votimi i ambasadorit kosovar në zgjedhjet e Francës

Lajme

Gazeta Express

25/04/2022 13:20

Diplomati kosovar në Francë njoftoi se doli e votoi dje në zgjedhjet atje. Veprimi i tij mori disa epitete.

Gazeta Express

Lexo Edhe:

Reflektorët ishin kthyer kah Franca, ku po përballeshin edhe njëherë Presidenti i tanishëm, Emmanuel Macron, me lideren e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Neutral në këto zgjedhje nuk kishte qëndruar diplomati kosovar Mehdi Halimi, për të cilin u mor vesh dje se ka edhe nënshtetësi franceze. Ai njoftoi se votoi për President të ri të Francës në rundin e dytë, ndërsa ftoi kosovarët e tjerë me nënshtetësi si të tijat, që të votojnë edhe ata.

”Posa votova në zgjedhjet Presidenciale në Francë. Ftoj të gjithë Kosovarët me të drejtë vote ta ushtrojnë edhe ata këtë të drejtë qytetare”, shkruante në postimin e Halimit, të cilin e citonin mediat.

Aktin e votimit në zgjedhjet e shtetit ku ai vepron si ambasador, disa e kanë konsideruar si jo të duhur. Ish-ambasadorja e Kosovës, Vlora çitaku, e quajti “jodiplomatike” dhe “joprofesionale” pjesëmarrjen e diplomatit në zgjedhje.

“Ambasadori ynë në Paris përfaqëson Republikën e Kosovës e jo ndonjë shoqatë kulturore, dhe nuk ka asnjë lloj sensi që në mënyrë selektive t’i ndërrojë kapelat, një ditë qytetar i Francës, ditën tjetër Ambasador Fuqiplotë i Republikës së Kosovës”, ka shkruar ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, tash nënshkryetare e PDK-së.

Postimi i ambasadorit më 24 prill

Ish-ministrjes së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, i duket situatë e njëjtë si kur kryeministri Albin Kurti mori pjesë në zgjedhjet e fundit të përgjithshme në Shqipëri. Sipas ish-Kryediplomates, kjo është e drejtë ligjore e të dyve, për shkak se kanë nënshtetësi të vendeve respektive, por është “jolegjitime”.

“Votimi i Ambasadorit të Kosovës në zgjedhjet presidenciale në Francë është standard i njejtë me votimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës disa muaj më parë në Shqipëri: e drejtë ligjore, por jo legjitime”, shkroi Haradinaj në Tëitter.

Pati edhe reagime të tjera të opiondhënësve nëpër rrjete sociale. Votimin e ambasadorit në Francë, i shihnin si ndërhyrje zyrtare në zgjedhjet atje. /Express/

Image
Ambasadori Halimi. foto: Twitter

Fotoja kryesore: Politico