Si hyri në Rinas, Liam Osmani? Lëvizi 10 ditë në ish-Bllok, u arrestua në Big Brother! - Gazeta Express
string(82) "si-hyri-ne-rinas-liam-osmani-levizi-10-dite-ne-ish-bllok-u-arrestua-ne-big-brother"

Yjet

Gazeta Express

04/03/2024 19:42

Si hyri në Rinas, Liam Osmani? Lëvizi 10 ditë në ish-Bllok, u arrestua në Big Brother!

Yjet

Gazeta Express

04/03/2024 19:42

Liam Osmani, i cili u arrestua brenda shtëpisë së Big Brother, pasi rezultonte i dënuar për mashtrim, ka ngritur shumë pikëpyetje

Eksperti i sigurisë Faik Basha tregon problematikat që nxorri zbuluar ky rast.

Lexo Edhe:

Për emisionin “Sot live në Shqipëri’ në Report Tv Basha thotë se institucionet kanë qenë në dijeni që ai ishte me pasaportë gjermane dhe evidenton se nuk ka funksionuar shkëmbimi i informacionit mes dy autoriteteve.

“Ai ishte dënuar për mashtrim por mund të kishim dhe një terrorist apo vrasës. Duhej të ishin bërë shkëmbimet e nevojshëm informacionit. Institucionet kishin dijeni se ai kishte pasaportë gjermane. Cedojmë në dhënien e informacioneve. Duhej të ishin hedhur të dhënat në kohë reale. Nëse janë kryer këto procedura atëherë paskemi pasur probleme në sistemin TIMS. Ai 10 ditë ka qëndruar në bllok. Të jesh i dënuar dhe të lëvizësh lirshëm 10 ditë në Shqipëri” tha Basha.

Liam Osmani nuk u kap nga sistemi ‘TIMS’ kur kaloi në Rinas, megjithëse rezultonte i dënuar në vitin 2022 nga Gjykata e Tiranës me 2 vite e 6 muaj burg për mashtrim. Ai ishte në kërkim pasi nuk pagoi 6000 € për 17 bileta turistike në 2019.

Ngjarja e paprecedentë ndodhi një ditë parë më 3 mars, ku i dënuari për mashtrim Liam Osmani, u arrestuar brenda shtëpisë së Big Brother Vip një ditë pasi kishte hyrë brenda.