Si hyn dhe si e sulmon koronavirusi organizmin - Gazeta Express

Shneta tjera

Gazeta Express

03/04/2020 11:34

Si hyn dhe si e sulmon koronavirusi organizmin

Shneta tjera

Gazeta Express

03/04/2020 11:34

COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi, në shumë raste kalon pa shfaqur simptoma. Por në një pjesë të mirë të popullsisë ajo sjell komplikime të rënda deri në vdekje. Shkencëtarët tani shpjegojnë mekanizmin e patogjenëve apo trupave të huaj në organizëm dhe si sëmundja arrin ta mposhtë rezistencën e sistemit imunitar:

Koronavirusi përhapet përmes pikëzave të sekrecioneve, që lëshon individi i infektuar përmes teshtimës apo kollës, ose thjesht duke folur.

Një studim mbi sekuencën gjenetike të koronavirusit, i botuar në Revistën e Shoqatës Mjekësore Amerikane, tregon se virusi sulmon qelizat njerëzore me receptorin ACE2.

Kjo tregon se këto qeliza të shtresës së jashtme të indit në mushkëri dhe organe të tjera, janë viktimat e para të virusit.

Virusi krijon mutacione në proteinën RBD, gjë që i lejon të përdorë receptorët ACE2 për t’u futur në qelizët njerëzore.

Shoqata Britanike e Imunologjisë shpjegon se virusi merr nën kontroll procesin e funksionimit të qelizës dhe e detyron qelizën të prodhojë kopje të reja të koronavirusit.

Presioni biologjik, që ushtron patogjeni mbi qelizën sjell më pas vdekjen e qelizës dhe si rezultat dëmtimin e indit organik.

Ndërkohë vetë organizmi përpiqet të luftojë infeksionin duke dërguar qelizat T të sistemit mbrojtjes imunitare. Këto qeliza kërkojnë të gjejnë dhe shkatërrojnë qelizat e kompromentuara të trupit. Pra në përpjekje për të luftuar patogjenin, trupi godet dhe vret qelizat e veta duke shkaktuar dëmtim të mëtejshëm të indit.

Me përhapjen e infeksionit, mushkëritë mund të ënjten dhe të mbushen me lëng.

I sëmuri shfaq temperaturë, vështirësi në frymarrje dhe dhimbje muskujsh. E përditshmja New York Times citon shkencëtarë, sipas të cilëve virusi mund të lëvizë përmes gjakut dhe të sulmojë edhe zemrën, veshkat dhe mëlçinë. Po ashtu, infeksioni në mushkëri ul nivelin e oksigjenit në gjak.

Spitali Universitar “George Washington” në kryeqytetin amerikan njofton se 20% e pacientëve shfaqin simptoma. Prej tyre, disa e kanë aq të rëndë sa që nuk janë në gjendje të marrin frymë pa aparatura oksigjeni dhe ndërhyrje nga mjekët./voa/Gazeta Express