Si eskaloi debati në Kuvend - Gazeta Express
string(27) "si-eskaloi-debati-ne-kuvend"

Si eskaloi debati në Kuvend

Gazeta Express

10/07/2020 23:03

Seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën po diskutohej projektligji për rishikimin e buxhetit të Kosovës, u ndërpre pas një përplasjeje verbale në mes të deputetit i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Kryeparlamentarja Osmani tha se vazhdimi i seancës do të ndodhë pas një vendimi të ri të Kryesisë së Kuvendit.

Lexo Edhe:

Gjithçka nisi derisa në foltore po fliste Ganimete Musliu e PDK’së. Ajo i ishte drejtuar me ‘mbylle gojën’, Fitore Pacollit të VV’së e cila i kishte replikuar.

Në këtë rast, Osmani i kishte tërhequr vërejtjen Musliut, duke nxitur reagimin e Ukajt.

Derisa Musliu doli në foltore, Ukaj iu vërsul Vjosa Osmanit ku edhe më pas kjo e fundit e ndërpreu seancën duke thënë se seanca nuk mund të vazhdojë për shkak të paedukatës të disa deputetëve.