Si është të jetosh me (OCD) Çrregullimin Obsesiv Kompulsiv - Gazeta Express
string(56) "si-eshte-te-jetosh-me-ocd-crregullimin-obsesiv-kompulsiv"

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

29/09/2022 10:35

Si është të jetosh me (OCD) Çrregullimin Obsesiv Kompulsiv

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

29/09/2022 10:35

Nëse keni OCD, është e zakonshme të keni edhe probleme të tjera të shëndetit mendor, të tilla si ankthi ose depresioni. Kjo ndonjëherë mund ta bëjë OCD të vështirë për t’u diagnostikuar ose trajtuar. Kjo gjendje mund të trajtohet dhe jeta juaj mund të bëhet më e lehtë. Trajtimi përmes psikoterapisë është i domosdoshëm. Në raste të rënda, mund të jetë i nevojshëm edhe trajtimi me medikamente nga psikiatri

Brikena Krasniqi-Hoti

Çrregullimi Obsesiv Kompulsiv (OCD) nuk ka të bëjë me të qënit të rregullt, të pastërt, apo me atë se tavolina juaj e punës duhet të jetë saktësisht “siç e keni lënë”, apo se ju duhet të kontrolloni të gjitha dyert përpara se të dilni nga shtëpia, apo ju pëlqen t’i keni rrobat e varura në një mënyrë specifike. Këto obsesione ose veprime janë pjesë e jetës së secilit, megjithëse ato ndryshojnë nga personi në person.

Shumë njerëz madje mund të bëjnë shaka për këtë, ose ta përshkruajnë veten “pak si OCD”, por kjo ska të bëjë më përshkrimin e saktë të vuajtjes që shkakton në fakt ky çrregullim ankthi.

OCD ka të bëjë me frikën se nëse nuk i bën gjërat në një mënyrë të caktuar, do të shkaktohet ndonjë dëm ose diçka e keqe do të ndodhë. Ka të bëjë me të mos pasurit kontroll mbi mendimet tuaja negative.

Ajo që shkakton shqetësime të mëtejshme për dikë me OCD është frika se do të veprojë sipas mendimit të tyre obsesiv. Duhet thkesuar se njerëzit me OCD nuk kanë gjasa të veprojnë sipas mendimeve të tyre. Por, shpeshherë ata ndihen sikur mendimet e tyre jane të barazvlefshme me realitetin, ndihen sikur vet fakti që e kanë një mendim të caktuar është e njëjtë sikurse ta kishin bërë atë veprim sipas atij mendimi.

Çrregullimi Obsesiv Kompulsiv nuk është të jesh një person që preferon organizimin dhe rendin, por është një çrregullim serioz ankthi që mund të shkaktojë shqetësime të rënda dhe mund të dëmtojë aftësinë e dikujt për të funksionuar në jetë.

Çrregullimi obsesiv-kompulsiv (OCD) është një çrregullim kronik dhe afatgjatë në të cilin një person ka mendime (obsesione) dhe/ose sjellje (kompulsione) të pakontrollueshme dhe të përsëritura.

OBSESIONET janë ide, mendime, imazhe ose impulse të padëshiruara dhe shqetësuese që vazhdimisht hyjnë në mendjen tuaj, kundër vullnetit dhe dëshirës suaj. Mund të jenë të neveritshme për ju, mund t’i njihni si të pakuptimta dhe mund të mos i përshtaten personalitetit tuaj. “

KOMPULSIONET nga ana tjetër, janë sjellje ose veprime që ju ndiheni të shtyrë (detyruar) t’i bëni, megjithëse mund t’ju duken si të pakuptimta ose të tepruara. Ndonjëherë, mund të përpiqeni t’i rezistoni kryerjes së tyre, por kjo mund të jetë e vështirë, sepse përjetoni ankth që ndodh të mos zvogëlohet ose largohet derisa të kryeni sjelljen e caktuar.”

Mendimet e zakonshme obsesive në OCD përfshijnë: Frika nga ndotja nga mikrobet ose papastërtitë ose ndotja e të tjerëve, frika për të humbur kontrollin dhe për të dëmtuar veten ose të tjerët, mendime të padëshiruara, të ndaluara ose tabu që përfshijnë seksin apo fenë, frika nga humbja ose mospasja e gjërave që mund t’ju nevojiten, frikë nga sëmundjet, ideja se çdo gjë duhet të jetë në një rend osë në vijë “siç duhet”, etj.

Sjelljet e zakonshme kompulsive në OCD përfshijnë: Kontroll i tepërt i gjërave, të tilla si bravat, pajisjet dhe çelsat, kontrolloni vazhdimisht njerëzit e dashur për t’u siguruar që ata janë të sigurt, numërimi, prekja, përsëritja e disa fjalëve ose bërja e gjërave të tjera të pakuptimta për të reduktuar ankthin, renditja dhe rregullimi i gjërave në një mënyrë të veçantë, të saktë, kaloni shumë kohë duke larë ose pastruar, lraje duarve sipas një rituali të caktuar, lutja e tepërt ose përfshirja në rituale të shkaktuara nga frika fetare, numërimi kompulsiv, etj.

Një person me OCD në përgjithësi nuk mund t’i kontrollojë mendimet ose sjelljet e tij ose të saj, edhe pse ështëi vetëdijshëm se ato mendime ose sjellje janë joracionale dhe të tepruara. Shpenzon të paktën 1 orë në ditë për këto mendime apo sjellje. Nuk ndjen kënaqësi kur kryen sjelljet ose ritualet, por mund të ndjejë lehtësim të shkurtër nga ankthi që shkaktojnë mendimet.

Si është të jetosh me OCD?

Nëse vuani nga OCD, ka të ngjarë që obsesionet (mendimet) dhe kompulsionet (veprimet) tuaja të kenë një ndikim të madh në mënyrën se si e jetoni jetën.

Me siguri nuk ka spontanitet në jetën tuaj, pasi që po luftoni shumë që mos t’ju ik kontrolli mbi mendimet që ju vijnë dhunshëm dhe pa dëshirën tuaj. Përsëritja e detyrimeve, veprimeve apo ritualeve, mund t’ju marrë shumë kohë dhe ju mund të shmangni ose të largoheni nga disa situata në jetën e përditshme. Kjo mund të nënkuptojë se nuk jeni në gjendje të shkoni në punë, të shihni familjen dhe miqtë, të hani jashtë apo edhe të dilni jashtë shtëpisë.

Mendimet obsesive mund ta bëjnë të vështirë përqendrimin dhe t’ju lënë të ndiheni të rraskapitur.

OCD mund të ndikojë në marrëdhëniet tuaja. Ju mund të mendoni se duhet ta fshehni OCD-në tuaj nga njerëzit e afërt, ose dyshimet dhe ankthi që po përjetoni, mund ta bëjnë shumë të vështirë fillimin apo vazhdimin e një marrëdhënie.

Mund të ndiheni të turpëruar për mendimet tuaja obsesive, ose të shqetësoheni se ato mund të bëhën të vërteta, mendoni se ato nuk mund të trajtohen dhe ndiheni të pashpresë. Ju mund të dëshironi ta fshehni këtë pjesë nga njerëzit e tjerë dhe ta keni të vështirë të jeni në prani të njerëzve ose të dilni jashtë. Kjo mund t’ju bëjë të ndiheni të izoluar dhe të vetmuar.

Mund të keni ndjenja të vazhdueshme të ankthit dhe ju duket se duhet t’i kryni veprimet apo ritualet aq shpesh, sa që të keni ndjesinë se keni pak kontroll mbi to dhe në këtë mënyrë ju duket sikur do të parandaloni “atë të keqen që mendja ua thotë se do të ndodhë”.

Nëse keni OCD, është e zakonshme të keni edhe probleme të tjera të shëndetit mendor, të tilla si ankthi ose depresioni. Kjo ndonjëherë mund ta bëjë OCD të vështirë për t’u diagnostikuar ose trajtuar.

Për shkak të gjëravë të lartëpërmendura, ju nuk mund ta jetoni jetën siç do të kishit dashur dhe të merreni me gjerat që pëlqeni.

Mos harroni se kjo gjendje mund të trajtohet dhe jeta juaj mund të bëhet më e lehtë. Prandaj trajtimi përmes psikoterapisë është i domosdoshëm. Në raste të rënda, mund të jetë i nevojshëm edhe trajtimi me medikamente nga psikiatri.

/Autorja është specialiste e Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë