Si është gjendja e deputetit të prekur me koronavirus, ja ç’thonë mjekët e Infektivit. Arsyeja pse u shtrua në spital - Gazeta Express
string(114) "si-eshte-gjendja-e-deputetit-te-prekur-me-koronavirus-ja-cthone-mjeket-e-infektivit-arsyeja-pse-u-shtrua-ne-spital"

Gazeta Express

28/03/2020 11:42

Si është gjendja e deputetit të prekur me koronavirus, ja ç’thonë mjekët e Infektivit. Arsyeja pse u shtrua në spital

Gazeta Express

28/03/2020 11:42

Deputeti i opozitës së re Adriatik Alimadhi ndodhet prej të premtes, 28 mars në Spitalin Infektiv, pasi deklaroi publikisht se ishte infektuar nga Covid-19.

Megjithëse në postimin e tij në rrjetet sociale tha se gjendja e tij ishte e stabilizuar, disa orë më vonë ai lajmëroi se do të nisej pranë Spitalit Infektiv.

Lexo Edhe:

“News24” raporton se mjekët po e mbajnë në trajtim deputetin.

“Gjendja e tij nuk është e rënduar, është stabël, por arsyeja pse e shtruan në spital është se ka sëmundje bashkëshoqëruese”.

Deputeti tha se ai dhe bashkëshortja e tij janë të infektuar me koronavirus. Në reagim, Alimadhi akuzonte kryeministrin Rama për mungesën e infrastrukturës në spitale dhe për autoambulancën e rrënuar, e cila e kishte çuar për në Sanatorium ku edhe bëri analizat.