string(78) "si-e-spiunonte-nasho-jorgaqi-mikun-e-tij-skender-luarasi-dokumenti-i-sigurimit"

Gazeta Express

03/10/2020 10:15

Si e spiunonte Nasho Jorgaqi mikun e tij Skënder Luarasi. Dokumenti i Sigurimit

Gazeta Express

03/10/2020 10:15

Në një publikim të radhës në faqen e tij të Fb, shkrimtari Agron Tufa bëri publike dy raportime që Nasho Jorgaqi i bënte kolegut të vet Skënder Luarasi. Në njërën prej tyre Jorgaqi u bënte të ditur organeve të Sigurimit “dobësimin e luftës së klasave” nga ana e Skënderit.

Sipas dokumentit, Luarasi ishte i mendimit që të përfshiheshin në veprën e Migjenit emrat e Selaudin Totos dhe Gjergj Kokoshit ( të cilët ishin pushkatuar nga regjimi). “Selaudin Toto ka qenë njeri i mirë” deklaron Luarasi, thënie që ndesh në kundërshtimin e bashkëfolësve dhe përfundon në zyrat e Sigurimit…

Hera tjetër që Jorgaqi spiunon bisedën me Luarasin I takon pesë muajve më vonë dhe tema e bisedës është ndihma që Shqipëria po merrte nga Bashkimi Sovjetik. Ishte Maji i vitit 57.

Luarasi i thotë në mirëbesim Jorgaqit që Ndihmat nga Bashkimi Sovjetik janë shumë të mira por ne duhet të përpiqemi vetë të shfrytëzojmë pasuritë tona të tokës, nëntokës dhe detit.

Ky konstatim I Luarasit gjykohet si armiqësor nga Nasho Jorgaqi dhe përfundon në zyrëne Sigurimit.

Nga ana e vet përpunuësi i Nasho Jorgaqit, operativi Sigurimit i jep detyrë që të vazhdojë të takohet me Skënderin dh eta mbajë nën kontroll sidomos për ndihmat e Bashkimit Sovjetik. “Ki mendjen Nasho se mund t’I thotë edhe në mënyrë ironike” e pororsit Operativi

aaaaa