Si e rritë Covid 19 rrezikun e mpiksjes së gjakut në sy - Gazeta Express
string(55) "si-e-rrite-covid-19-rrezikun-e-mpiksjes-se-gjakut-ne-sy"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

18/04/2022 23:07

Si e rritë Covid 19 rrezikun e mpiksjes së gjakut në sy

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

18/04/2022 23:07

Njerëzit me coronavirus mund të kenë një rrezik të shtuar të mpiksjes së gjakut të rrallë në sy që kërcënojnë shikimin për disa muaj më pas

Për shkak se infeksionet SARS-CoV-2 rrisin rrezikun e bllokimit të enëve të gjakut diku tjetër në trup, studiuesit studiuan gati gjysmë milioni pacientë me COVID-19 për të parë nëse ata do të zhvillonin mpiksje në venat ose arteriet e retinës, indet nervore në pjesën e pasme të syrit që merr imazhet dhe i dërgon ato në tru.

Lexo Edhe:

Gjatë gjashtë muajve të ndjekjes, 65 pacientë zhvilluan mbyllje të venave të retinës, tregon një studim i ri në SHBA.

Edhe pse ky numër është i vogël, ai pasqyron një rritje domethënëse prej 54 për qind krahasuar me normat e para-COVID, sipas një raporti të botuar në revistën mjekësore JAMA Ophthalmology.

Mpiksjet e arterieve të retinës ishin 35 për qind më të zakonshme pas COVID-19 sesa para pandemisë, por ky ndryshim mund të ketë qenë për shkak të rastësisë, përfunduan studiuesit.

Mpiksjet më së shpeshti ndodhën te pacientët me kushte të tjera që rrisin rrezikun e problemeve vaskulare, si diabeti, presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë.

Rreziku i mpiksjes nuk duket të jetë i lidhur me ashpërsinë e infeksionit me coronavirus.

Studimi nuk mund të vërtetojë se COVID-19 shkaktoi mpiksje në sytë e këtyre pacientëve, thanë studiuesit, duke shtuar se nevojiteshin studime më të mëdha për të sqaruar çështjen. /Kosovapress/