Si e ndryshoi Gjykata Speciale arsyetimin për t’i mbajtur në Hagë ish-krerët e UÇK-së - Gazeta Express
string(84) "si-e-ndryshoi-gjykata-speciale-arsyetimin-per-ti-mbajtur-ne-hage-ish-kreret-e-uck-se"

Lajme

Gazeta Express

21/06/2024 22:51

Si e ndryshoi Gjykata Speciale arsyetimin për t’i mbajtur në Hagë ish-krerët e UÇK-së

Lajme

Gazeta Express

21/06/2024 22:51

Sa herë që kryen operacione në Kosovë, Gjykata Speciale ka asistimin edhe të Policisë së Kosovës.

Por, ajo në një periudhë nuk u bind që Policia e Kosovës mund të ofrojë mjaftueshëm siguri, nëse ish-krerët e UÇK-së do të liroheshin në arrest shtëpie.

Lexo Edhe:

Për këtë, bashkëshortja e Rexhep Selimit, deputetja Shqipe Mehmeti-Selimi, pyeti edhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha në mars të këtij viti që pati këtë përgjigjeje.

“Unë mendoj që Policia e Kosovës i ka të gjitha kapacitetet e nevojshme, për personat që janë të akuzuar atje për të ofruar siguri, problemi nuk qëndron tek kapacitetet tona, problemi qëndron tek puna e Gjykatës Speciale vetvetiu”, kishte thënë Hoxha.

Një pyetje të ngjashme, Dukagjini e ka drejtuar në adresë të policisë këtë javë, por institucioni që udhëheq Hoxha ka rekomanduar që të pyetet Gjykata Speciale.

E, kjo e fundit e kontaktuar nga televizioni, dërgoi vetëm vendimet e fundit përmes të cilave nuk u lejua lirimi me kusht i të akuzuarve, ku nuk përfshihet siguria nga policia.

Avokati i akredituar nga Specialja, Artan Qerkini vë në pah ndryshimin e arsyetimit të Speciales.

Tash e një vit,  trupi gjykues nuk konstaton më se ekziston rreziku i ikjes, për rrjedhojë nuk ka më nevojë që Policia e Kosovës, të tregoj dhe dëshmoj se ka kapacitete për të ikjen eventuale pasi që vet gjykata e konstaton që nuk do të ketë ikje”, ka thënë Qerkini.

Qerkini thotë se të akuzuarit duhet të lihen në arrest shtëpiak.

“Tani nevojat e sigurisë janë zbutur, masa e paraburgimit duhet të lirohet me një masë më të butë si është arresti shtëpiak, lajmërimi javor në stacion policor”, ka shtuar Qerkini.

Se Policia e Kosovës mund të kryejë këtë punë e thotë edhe ish-drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni, Rashit Qalaj

“Policia e Kosovës ka kapacitete, më shumë e shoh një mos vullnet politik lirimin ne arrest shtëpiak të tyre, sepse policia ka gjitha kapacitetet për të ofruar kushtet e kërkuara”, ka thënë Qalaj.

Aktualisht, ish-drejtuesit e UÇK-së po vazhdojnë të mbahen në paraburgim në Hagë nën arsyetimin se mund të ndikojnë tek dëshmitarët.