Si e "ndihmon" sistemi imunitar virusin të shkatërroj qelizat e mushkërive - Gazeta Express

Shneta

Gazeta Express

30/06/2020 12:51

Si e “ndihmon” sistemi imunitar virusin të shkatërroj qelizat e mushkërive

Shneta

Gazeta Express

30/06/2020 12:51

Një studim i ri ka analizuar lidhshmërinë në mes të qelizave të rrugëve të frymëmarrjes dhe atyre imunitare, për të identifikuar pse disa njerëz janë më të rrezikuar nga Covid-19 sesa të tjerët.

Deri tani ekzistojnë evidenca që SARS-CoV-2, i afekton individët e ndryshëm në mënyra të ndryshme. Përafërsisht 80% e atyre që kanë qenë të infektuar me Covid-19,  kanë përjetuar simptoma të ndryshme dhe relativisht të lehta pa pasur nevojë të shtrihen në spitale.

Faktorët që e rrisin rrezikun e kësaj sëmundjeje e përfshijnë moshën, gjininë, dhe gjendjen e përgjithshme shëndetësore.

Disa ekspertë kanë sugjeruar që një reagim i tepruar imunitar si përgjigje ndaj virusit Covid-19 tek disa persona me këtë infeksion, mund të jetë një nga faktorët që e përkeqëson këtë sëmundje.

Shkencëtarët nga Qendra Institucionale e Shëndetit ne Berlin, kishin për qëllim të ngacmojnë veprimet molekulale që i mbështësin reagime të tilla të tepërta imunitare.

Për të identifikuar se si qelizat e ndryshme bashkëveprojnë dhe komunikojnë me njëra tjetrën, ekipi i hulumtimit bëri një analizë të sekuencave të ARN-së së qelizave të traktit të epërm të rrugëve të frymëmarrjes tek 19 pacientë me Covid-19.

Nga 19 persona me Covid-19, tetë kishin simptoma të moderuara, ndërsa 11 të tjerë kishin një gjendje më kritike, dy prej të cilëve humbën jetën.

Tek këta vullnetarë, ekipi vërejti një rritje të trefishuar të gjenit, i cili e kodon receptorin, që koronavirusi e përdor për t’u bashkuar me qelizat e shëndetshme të mushkërive.

Është interesant të theksohet se në rastin e Covid-19, një proteinë sinjalizuese, e cila në të vërtetë është strategjia kryesore e sistemit imunitar për t’u mbrojtur nga koronavirusi, kontribuon në qelizat epitaliale që prodhojnë ACE2, dhe kështu këto qeliza bëhen më të ndjeshme ndaj infeksionit viral.

Kjo do të thotë që sistemi imunitar, në një far forme ndihmon virusin të infektojë qelizat e shëndetshme, duke e forcuar sëmundjen.

Nga ana tjetër, shkencëtarët gjithashtu zbuluan nënndarjet specifike të qelizave epitaliale dhe imunitare, që ishin të pranishme në mostra dhe gjetën lloje të qelizave proinflamaore, të cilat mund të shkaktojnë vdekjen e qelizave të mushkërive.

“Këto rezultate sugjerojnë, që trajtimet tona të bëra me pacientët me Covid-19, jo vetëm që duhet të drejtohen kundër vet virusit, por duhet të marrim parasysh edhe ndonjë terapi, e cila do të kufizonte aktivitetin e sistemit imunitar, siç është rasti me deksametazon, që ndalon veprimin e tepruar të këtij sistemi”, thanë shkencëtarët e këtij hulumtimi”.

Ekipi gjithashtu ka thënë se ky studim mund të ketë disa kufuzime, për shkak të numrit të vogël të personave vullnetarë, prandaj duhet bërë studime të tjera për të konfirmuar këtë teori./Gazeta Express