Si e “merr peng trupin”, koronavirusi - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

03/08/2020 13:49

Si e “merr peng trupin”, koronavirusi

Lajme

Gazeta Express

03/08/2020 13:49

Virusi që shkakton COVID-19 transmetohet përmes stërklave, të padukshme të përcjella në ajër kur një person i infektuar kollitet ose teshtin. Atëherë këto stërkla mund të “zbresin” tek njerëzit që janë afër ose sipërfaqe që prekin të tjerët. Nga atje, këto grimca virale mund të kalojnë nga duart e njerëzve në hundët ose gojët e tyre, ku thithen në pjesën e pasme të fytit dhe rrugëkalimeve të hundës. Transmetimi gjithashtu mund të ndodhë kur një person prek sytë.

Grimcat virale janë të pajisura me proteina në formë gishtash. Këto maja, janë ato që u mundësojnë grimcave të lidhen me receptorët në sipërfaqen e qelizave, si një çelës që hap një derë të mbyllur, shpjegon Carl Fichtenbaum, një specialist i sëmundjeve infektive në KOlegjin e Mjekësisë në Universitetin e Cincinnatit. Sapo të hapet ajo derë, “virusi është në gjendje të fillojë procesin e hyrjes brenda dhe replikimit,” thotë ai. Virusi derdh materialin e tij gjenetik, ose ARN-në, në qelizë.

Kjo i mundëson virusit të marrë kontrollin e metabolizmit të qelizës dhe makinerisë së replkimit, për të prodhuar më shumë kopje të ARN së vet.

Teksa virusi shumëfishohet, ai nxit reagimin e imunitetit të trupit. Simptomat zhvillohen pasi indet më parë të shëndetshme dëmtohen dhe pësojnë inflamacion, dhe mund të përfshijnë një dhimbje të fytit, lodhje, kollitje dhe, ndonjëherë, temperaturë. Dhe nëse virusi shkon mjaft larg në mushkëri, thotë Fichtenbaum, mund të shkaktojë marrje fryme dhe dhimbje në gjoks.