Si duhet të ushqehet një grua shtatzënë, ekspertët paraqesin opsionet e reja - Gazeta Express
string(75) "si-duhet-te-ushqehet-nje-grua-shtatzene-ekspertet-paraqesin-opsionet-e-reja"

Si duhet të ushqehet një grua shtatzënë, ekspertët paraqesin opsionet e reja

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

13/12/2023 19:59

Sapo një grua njofton se po pret një fëmijë, ‘bombardohet’ me një listë të ushqimeve që duhet të hajë ose të shmangë, e cila është gjithnjë në ndryshim. Por ajo që mbetet e qartë, është rëndësia e dietës së nënës për shëndetin e fëmijës.

Shkencëtarët nga King’s College në Londër dhe Universiteti i Bristolit thanë muajin e shkuar se një dietë me yndyrna dhe sheqerna të tepërta mund të ndryshojë ADN-në e fetusit dhe të shkaktojë ndryshime që rrisin rrezikun e ADHD.

Lexo Edhe:

Në muajin e pestë, fetusi nis të dallojë shijet në lëngun amniotik. Shkencëtarët besojnë se shijet që bebet provojnë gjatë qëndrimit në bark mund të përcaktojnë edhe ushqimet që ata parapëlqejnë kur vijnë në jetë.

Në një studim, fëmijët e nënave që pinin lëng karote në trimestrin e fundit të shtatzënisë përgjigjeshin më pozitivisht ndaj kësaj shijeje në periudhën kur po shkëputeshin nga qumështi i gjirit.

Në një artikull të publikuar nga The Telegraph,  ekspertët kanë dhënë disa udhëzime për dietën e nënave shtatzëna.

Miti “ha sa për dy”

Gjatë shtatzënisë nuk ka pse nëna të përpiqet të humbasë peshë, por as ta teprojë me ushqimin. Pesha normale që shtojnë është deri në 12 kg,  por pjesa më e madhe e saj duhet të vijë nga fëmija. Nëse nëna shton peshë të tepërt rrit rrezikun e ndërlikimeve si pre-eklampsia dhe diabeti i stomakut dhe lindja duhet të kryhet përmes ndërhyrjes cezariane.

Lajini dhe gatuajini mirë ushqimet

Gratë shtatzëna duhet të shmangin ushqimet e pagatuara ose të gatuara pak si mishi i tharë, djathi jo i pasterizuar, perimet apo sallata e palarë si dhe peshkun krudo pasi infeksioni, dehidratimi dhe temperatura dëmtojnë fëmijën.

Salmon po, por jo sushi

Peshku me yndyrë si salmoni sjell përfitime në shtatzëni. Një test i Universitetit Southampton rezultoi se fëmijët nënat e të cilëve hanin salmon gjatë shtatzënisë, kishin më pak gjasa për të patur astmë.

Maksimumi është deri në dy racione në javë sepse përmban ndotës që dëmtojnë zhvillimin e fetusit. Disa lloj peshqish si peshku shpatë duhet të shmangen për shkak të niveleve të larta të mërkurit.

Sushi duhet të shmanget sepse peshku i pagatuar përmban krimba të vegjël parazitarë që shkaktojnë infeksion. Shkencëtarët këshillojnë shmangien e sushit, por nëse peshku ka qëndruar në ngrirje për të paktën 24 orë, rreziku është minimal.

Salmoni i tymosur konsiderohet zgjedhje e sigurt.

Ushtrimet

Ushtrimet janë të sigurta për nënat shtatzënë dhe ndihmojnë shëndetin e saj dhe të fëmijës pasi mbrojnë nga depresioni, shtimi në peshë, diabeti, përmirëson forcën dhe rezistencën si dhe parandalon dhimbjen e shpinës.

Nuk ka nevojë për sforcim dhe ka mjaft ushtrime që janë të përshtatshme për gratë shtatzëna. Sa më aktive të jetë fizikisht, aq më shumë ulet nevoja për të kryer një ndërhyrje cezariane./tvklan.al