Si do të performojnë konkurentët në “T’ka mami yll”? Albi Nako tregon formulën e kësaj jave - Gazeta Express
string(87) "si-do-te-performojne-konkurentet-ne-tka-mami-yll-albi-nako-tregon-formulen-e-kesaj-jave"

Si do të performojnë konkurentët në “T’ka mami yll”? Albi Nako tregon formulën e kësaj jave

Rozë

Gazeta Express

19/10/2021 16:51

Ka përfunduar të shtunën nata e parë live e dance reality show “T’ka mami yll”.

Skuadra e kuqe dhe blu janë përballur me njëra-tjetrën, ku kjo e fundit nuk ka arritur të fitojë.

Si pasojë është skualifikuar një prej konkurentëve të saj, konkretisht Orkidea.

Pikërisht ditën e sotme, pjesëtarët e blusë janë pyetur nga koreografi Albi Nako, nëse ishin dakort me këtë eleminim dhe kanë deklaruar në mënyrë unanime po.

Lexo Edhe:

Sakaq, ai ka bërë me dije se si do të kërcehet këtë javë, duke treguar se fëmijët do të performojnë në çift, pra një anëtarë nga skuadra blu dhe një nga e kuqja.

Madje, Albi i ka lënë në liri të plotë fëmijët të vendosin se me cilën nga kolegët do të kërcejnë dhe secili nuk ka nguruar të bëjë zgjedhjen e tij.

“Në lidhje me këtë javë që vjen, i kemi sfidat dyshe. Ideja e sfidës dyshe është që do të kërceni në çift. Do jetë duet, çift, koreografi e përcaktuar”, tha ndër të tjera kryetari i jurisë në “T’ka mami yll”./abcnews.al