Si do të jetë raporti i Albanit dhe Florit në pleqëri? Kjo foto e tyre shkakton mjaft të qeshura - Gazeta Express
string(95) "si-do-te-jete-raporti-i-albanit-dhe-florit-ne-pleqeri-kjo-foto-e-tyre-shkakton-mjaft-te-qeshura"

Gazeta Express

19/07/2020 15:18

Si do të jetë raporti i Albanit dhe Florit në pleqëri? Kjo foto e tyre shkakton mjaft të qeshura

Gazeta Express

19/07/2020 15:18


Dy nga kantautorët më të dashur në vend, Alban Skënderaj dhe Flori Mumajesi, kanë qenë pjesë e ditëlindjes së Arilena Arës pak ditë më parë. Nga ai moment ata kanë ndarë shumë foto e video gazmore, duke treguar edhe për “rivalitetin” e tyre, duke qenë se janë të dy mjaft të suksesshëm. Ata kanë premtuar se do të vijnë edhe me një bashkëpunim, edhe pse me humor janë shprehur se akoma nuk e dinë kush do ta shkruajë këngën. Ndërsa së fundmi Flori ka ndarë një tjetër moment pranë Albanit që ka shkaktuar mjaft të qeshura. Me një aplikacion që i ka shndërruar në më të vjetër, Flori na tregon për ‘pleqërinë’ e tyre. “Akoma edhe në këtë moshë vazhdon më tregon këngën e re, më fal ishte reagim spontan. Se bajm dot! Ndoshta dhe mosha. Shihni mirë foton vazhdon më thotë ej Florim po dëgjoje dëgjoje pak këngën time të 1873. Tani që kujtohem po unë nuk dëgjoja mirë në rini, jo më tani në këtë moshë, prandaj po shkrihesha ndërkohë që luante një baladë prekëse”, shkruan Flori. Kjo foto ka shkaktuar mjaft të qeshura tek ndjekësit e tyre, që pa dyshim e duan shumë artin dhe humorin e dy këngëtarëve.

Lexo Edhe: