Si do të jetë moti në Kosovë të premten dhe të shtunën?


Gazeta Express
10 Tetor 2019 19:18

Sonte gjatë natës mbi rajon do të kalojë një front i ftohtë, që më vonë pritet të sjellë vranësira dhe mundësi për reshje lokale shiu, paralajmëron Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë parashikon se ditën e premte do të mbajë mot më i freskët, derisa gjatë ditës vranësirat do të shpërndahen.

“Pas kalimit të frontit, në fundjavë, nga Mesdheu dhe Evropa Qendrore do të shtrihen fusha të presionit të lartë dhe masa të ngrohta ajrore, që do të favorizojnë mot të ngrohtë dhe kryesisht me diell”, njofton PW.

Parashikimi për datat 11-12 tetor:

11.10.2019 – Herët në mëngjes vranësira dhe reshje lokale shiu. Gjatë ditës më freskët, e vranësirat do të shpërndahen. Në mbrëmje kthjellime. Erë mesatare nga verilindja 6-12m/s. Indeksi UV: 3.

12.10.2019 – Mot i ngrohtë, i kthjellët dhe me diell. Erë e lehtë nga juglindja 1-4m/s. Indeksi UV: 4.

Te fundit


Kthehu lart