Dita e shtunë sipas meteorologëve do të ketë vranësira dhe reshje shiu kryesisht gjatë paradites. Ndërsa ndryshe parashikohet dita e diel nga meteorologët.
“Parashikohet që të shtunën, sidomos në orët e para të mëngjesit të kemi rrebeshi shiu në pjesën më të madhe të territorit. Më të dukshme do të jenë në zonat lindore, megjithatë do jenë në zonat veri, veriperëndim, ku do të ketë rrebeshe. Pjesa e dytë e të shtunës do të përmirësojë dukshëm motin. Nëse do ta theksonim ditën e dielë do ta ndanim si më vete. Parashikohet që moti të jetë i qëndrueshëm, do të ketë kthjellimi, do të ketë vranësira, reshjet do të jenë të spostuara vetëm në zonat malore. Pra, do të jenë pjesë verilindore dhe juglindore, megjithatë edhe në këto zonat reshjet janë të pakta, do të specifikoja, janë të papërfillshme dhe aspak problematike. Pra, do të jenë më shumë momente me pika shiu, por pjesa tjetër e territorit do të jetë e qëndrueshme”, tha Lajda Porja, meteorologe e MeteoAlb.