Si bëhet testimi dhe gjurmimi i rasteve me Covid në Shqipëri - Gazeta Express

Gazeta Express

21/10/2020 22:17

Si bëhet testimi dhe gjurmimi i rasteve me Covid në Shqipëri

Gazeta Express

21/10/2020 22:17

Eugena Tomini, shefja e Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, sqaroi strategjinë e përdorur për të gjurmuar kontaktet e të infektuarve me Covid-19.

Gjatë një interviste për emisionin ‘Me pak fjalë’ në Euronews, Zonja Tomini theksoi se strategjia e ndjekur që në hapat e parë të pandemisë është mbështetur në rekomandimet e Qendrës Europiane të Kontrollit të Sëmundjeve Infektive dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ajo shpjegoi se si ISHP ka vepruar për të testuar kontaktet e rasteve positive dhe për të parandaluar përhapjen e virusit:

“Strategjia ndiqet për çdo rast të dyshuar si të infektuar, pra çdo rast i dyshuar për Covid-19 testohet, bashkë me kontaktet.  Kemi testuar cdo rast të dyshuar dhe kemi testuar të gjithë kontaktet, brezi i parë, i dytë apo i tretë.

Nuk është testuar vetëm anëtari pozitiv dhe 4-5 anëtarë të familjes. Kemi pasur vatra në fasoneri, në institucione në të cilat numri i kontakteve ka arritur në brezin e dytë e të tretë.

Ka pasur raste kur i kemi tejkaluar dhe shifrat e rekomanduara nga OBSH (30 testime kontaktesh për një pacient pozitiv), por kemi tejkaluar dhe numrin e konktateve të ngushtë.”

Zonja Tomini theksoi se çdo rast i infektuar është i ndryshëm:

“Asgjë nuk është e prerë në lidhje me numrin e kontakteve të rasteve positive sepse varet nga hetimi epidemiologjik, nga bashkëpunimi i pacientit me epidemiologun.

Nga kjo listë e kontakteve, duke bërë dhe vlerësimin e riskut, duke përcaktuar dhe indikatorët dhe faktorët e tjerë, për shembull nëse ka qendruar mbi 15 minuta në një ambient të mbyllur e pa maska mbrojtëse, krijohet një listë e detajuar e hetimit epidemiologjik.”