Shumica parlamentare ka siguruar edhe shumicën e Badenterit. Me shumicë të dyfishtë është miratuar Ligji për Inspektoratin e gjuhëve, me çka tashmë Inspektorati nga organ juridik, futet nën ingerenca të Ministrisë së Drejtësisë. Tre deputetë të ASH-Taravari, deputeti shqiptar i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, si dhe Bejxhan Iljaz nga Fronti Evropian, janë pesë deputetët që i siguruan Badenterin qeverisë VMRO-ZNAM-VLEN, përcjell Gazeta Express nga gazeta KOHA.
Me sigurimin e Badenterit u emërua edhe Këshilli i Agjencisë për Media, si dhe Këshilli Programor i Radio Televizionit të Maqedonisë, ndërsa kaloi edhe Ligji për Qeverisje Lokale, si dhe Ligji për Kulturë.
Pasi u “iku” deputeti turk, Bejxhan Iljas, ka reaguar koordinatori i Grupit Parlamentar të Frontit Evropian, Blerim Bexheti.
“Nuk ja vlen o VLEN në këtë mënyrë tinëzare se populli ju shef! Nuk jeni ‘VLEN’, o VLEN kur veproni në këtë mënyrë tinëzare, mos harroni një gjë: populli ju sheh. Dhe e ka kuptuar kush jeni e kujt i shërbeni. S’patët guxim të dilnit në mejdan me vota, prandaj zgjodhët rrugën që e njihni më mirë: kontrabandën! Në momentin kur u pa sa deputetë ka në sallë, në mënyrë tinëzare, e futët në votim – si hajnat natën – ligjin për delegjitimimin e Inspektoratit të Gjuhës Shqipe. Prej sot, Republika e Maqedonisë së Veriut zyrtarisht mbetet pa asnjë institucion të pavarur që mbron përdorimin e gjuhës shqipe! Dhe kjo nuk ndodhi vetëm nga shtypja shumicë maqedonase por me votat e disa shqiptarëve të nënshtruar, të heshtur, e të komanduar nga lart”, ka reaguar Bexheti.
Sunny Hill Festival po afron dhe banka ProCredit, si sponsor gjeneral i festivalit, të sjell më afër skenës magjike...