Ministri i Shëndetësisë së Indisë ka konfirmuar se “shumë njerëz” kanë humbur jetën në përplasjen tragjike të avionit të Air India në qytetin Ahmedabad, duke dhënë deklaratën e parë zyrtare për viktimat nga autoritetet shtetërore.
Më herët, Air India kishte deklaruar se të plagosurit po dërgoheshin me urgjencë në spitalet më të afërta, ndërsa informacionet e plota për ngjarjen ende po verifikohen.
“Në këtë moment, jemi duke mbledhur të dhënat dhe do të ndajmë përditësime të mëtejshme,” thuhet në njoftimin e kompanisë në platformën X.
Kujtojmë se, avioni i linjës Air India, që operonte fluturimin AI171 nga Ahmedabad drejt aeroportit Gatëick në Londër, u rrëzua pak minuta pas ngritjes, duke shkaktuar një përplasje me pasoja fatale.
Në bord ndodheshin gjithsej 242 persona, përfshirë 169 shtetas indianë, 53 britanikë, 7 portugezë dhe 1 kanadez, konfirmoi kompania ajrore.