string(61) "shume-studente-pak-tituj-ne-biblioteken-e-fakultetit-ekonomik"

Lajme

Gazeta Express

10/05/2022 23:27

Shumë studentë, pak tituj në bibliotekën e Fakultetit Ekonomik

Lajme

Gazeta Express

10/05/2022 23:27

Gazetare: Ardita Rashiti

Sipas profesorëve të Fakultetit Ekonomik, studentët sigurojnë librat kryesisht në fotokopje.

Janë mbi 5000 studentë në të gjitha nivelet e studimeve.

E për të rinjtë e Fakultetit Ekonomik, biblioteka e këtij institucioni të arsimi të lartë, ka mbi 1000 tituj të librave.

Mirëpo, për t’ua ofruar këto shërbime, fakulteti nuk ka të angazhuar asnjë zyrtar përgjegjës.

Veç kësaj, sipas të dhënave nga fakulteti, biblioteka nuk posedon program online për regjistrimin e librave. Kjo siç duket është shndërruar në pengesë që studentët të marrin libra në bibliotekën e fakultetit.

Sipas një studenteje, numri më i madh i librave do t’ua lehtësonte studimet.

Por, si e sigurojnë literaturën studentët, sipas profesorëve të Fakultetit Ekonomik?

Ukaj thotë që problemi qëndron te mungesa e iniciativës të universitetit për botimin e teksteve. Nga Fakulteti Ekonomik kanë treguar për mundësitë që ofrojnë përmes bibliotekës.

Llogaritur me numrin e ekzemplarëve, i bie se në këtë bibliotekë janë mesatarisht 1.4 libra për student.