Shumë punime në rrugët e Prishtinës - Gazeta Express
string(35) "shume-punime-ne-rruget-e-prishtines"

Gazeta Express

24/05/2020 23:00

Shumë punime në rrugët e Prishtinës

Gazeta Express

24/05/2020 23:00

Kalimin në rrugët e lagjes Pejton në kryeqytet, po e ka të pamundur.  E përveç veturave, vështirësi po kanë edhe qytetarët. Kjo për shkak, se ka një kohë që janë duke u kryer punimet, në këta lagje të kryeqytetit.

Pronarët e bizneseve, thonë kjo gjendje po ua largon myshterinjtë.

Lexo Edhe:

Madje disa prej tyre, prapa kamerës, i kanë thënë televizionit se kanë mbetur edhe pa ujë.Por, jo vetëm në këtë lagje të Prishtinës, është duke u punuar në rrugë.

Edhe në shumë pjesë të tjera të kryeqytetit, shihen shenjat që paralajmërojnë për punime..Punëtorët duke punuar, shihen edhe në rrugën “Ali Pashë Tepelena”.

E  zgjatja e kohës së punimeve në rrugë duket se i po i pengon edhe qytetarët.

Por, disa të tjerë, thonë që lajm i mirë, është që kjo rrugë, më në fund po rregullohet.

E gjithë këto rrugë, në Komunën e Prishtinës, thonë të jenë planifikuara për vitin 2019.

Por, procedurat e tenderimit, sipas tyre, i shtynë këto projekte për këtë vit.

Ndërsa ka edhe faktor të tjerë që kanë ndikuar në vonesa.

Sipas Mehmetit, puna nuk është ndalur as gjatë kohës së pandemisë, ndonëse me intensitet më të ulët.

Ai ka shtuar se në lagjen Pejton, intervenimi ka qenë i domosdoshëm.

Në fund, Mehmeti ka thënë se në këtë kohë, është duke u bërë asfaltimi i rrugëve në kryeqytet, ndërtimi i parkingjeve të reja, shtigjet e këmbësorëve dhe çiklistëve dhe rregullimi i parqeve.