Shumë pak i angazhuar nga Xabi Alonso, Brahim Diaz po e shqyrton të ardhmen - Gazeta Express
string(74) "shume-pak-i-angazhuar-nga-xabi-alonso-brahim-diaz-po-e-shqyrton-te-ardhmen"

Futboll

Gazeta Express

15/07/2025 10:52

Shumë pak i angazhuar nga Xabi Alonso, Brahim Diaz po e shqyrton të ardhmen

Futboll

Gazeta Express

15/07/2025 10:52

E ardhmja e Brahim Diazit nuk është ende e qartë.

Futbollisti spanjoll ishte një pikë e rëndësishme e trajnerit Carlo Ancelotti, ndonëse shpesh hyri në lojë nga bankina.

Por, me arritjen e trajnerit Xabi Alonso gjërat kanë ndryshuar, shkruan “Gazeta Express”.

Ish-futbollisti i Milanit ka pasur pak minuta në këmbët e tij me trajnerin e ri në Botërorin e Klubeve dhe nuk dihet ende nëse përfaqësuesi maroken do të qëndrojë në “Santiago Bernabeu” në edicionin 2025/26 apo jo.

Alonso është mbështetur më shumë në Arda Gulerin dhe Diaz ka mbetur në hije.

Ai i ka luajtur vetëm 45 minuta kundër Pachucas, 26 ndaj Al-Hilalit dhe 9 minuta ndaj Salsburgut, derisa në duelet me Juventusin e Borussia Dortmundin nuk është futur fare në lojë.

E pikërisht para Botërorit të Klubeve, vetë lojtari kishte thënë se do të diskutonte me trajnerin e ri, Xabi Alonso për të ardhmen e tij.

“Sot e kemi një trajner të ri të shkëlqyer, i cili e njeh në mënyrë perfektë këtë klub dhe i cili e di se çka na pret ne. Gjithmonë kam pasur ambicie për të pasur sukses këtu, ka qenë objektivi im që nga fillimi”, kishte thënë sulmuesi i krahut.

Sidoqoftë, dëshirë e lojtarit do të ishte që ta rinovojë kontratën e tij.

Sipas mediumit spanjoll “AS”, qëndrimi i tij në Madrid nuk duhet të jetë absolutisht në dyshim, por që djaloshi duhet të luftojë për ta fituar një vend në ekip për sezonin e ardhshëm.

Largimi eventual i Rodrygos nga “Bernabeu” do t’i lironte shumë rrugë dhe hapësirë Brahim Diazit. /Gazeta Express